Fisnik Syla, biznesmeni shumë i përfolur në Belgjikë, i cili u martua pak kohë më parë me këngëtaren Fjolla Morina, duke bërë bujë në media, veçanërisht pas ndarjes së tyre.
Zhurma në media u shoqërua dhe nga deklarata e tij se do t’i dhuronte Luizit të Big Brother Vip, 100 mijë euro, nëse ai nuk e fiton këtë edicion.
”Ajo deklaratë erdhi kur një ndjekës në Insta më pyeti se çfarë do të bëja unë dhe u nxita të jepja një shpjegim, por lajmi u bë shumë viral dhe portalet e shpërndanë nga të katër anët, ndërsa për shkak të fotos me lekë kam patur dhe problem me policinë këtu ku jetoj” tha Fisniku në një lidhje direkte nga Belgjika, teksa u pyet nga moderatorja për deklaratën.
Ai shtoi se i qëndron ende deklaratës dhe mendon se Luizi e meriton fitoren, i janë bërë shumë padrejtësi dhe është i vetmi që ka sakrifikuar shumë, duke i bërë ballë lojës në grup.
”Kam folur gjatë kësaj kohë me motrën e Luizit dhe jam i gatshëm t’a mbështes me çdo gjë që atij do i duhet, ndërsa ajo që vendos të bëj me paratë e mia është vendimi im personal” u shpreh më pas Fisniku.
I pyetur nga moderatorja se pse ai mbështet vetëm Luizin dhe askënd tjetër, Fisniku tha se sipas tij, ai është i vetmi njeri që ka duruar shumë, duke treguar një forcë të madhe luani.
Më pas Fisniku përtej jetës luksoze që bën, u ndal dhe tek bamirësia, por duke u shprehur disi i rezervuar, ndërsa rrëfeu një rast ku kishte ndihmuar financiarisht një familje në Kosovë pasi kryefamiljari kishte një problem shëndetësor dhe e gjithë familja vuante një varfëri të tejskajshme. ”Unë zakonisht nuk i rrëfej të mirat që bëj, por rasti në fjalë më ka mbetur në mend dhe jam ndjerë mirë pas ndihmës, pasi kësaj familje i ndryshoi jeta” u shpreh Fisniku.