osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja pse përvojat afër vdekjes janë reale dhe nuk janë ëndrra

Ja pse përvojat afër vdekjes janë reale dhe nuk janë ëndrra

Nga Gabriele Lagana
A është vdekja fundi i gjithçkaje apo ka një jetë përtej jetës tokësore? Njerëzit e të gjitha moshave ia kanë bërë vetes këtë pyetje të paktën një herë gjatë ekzistencës së tyre. Për këtënuk ka ende një përgjigje përfundimtare. Dhe ndoshta nuk do të ketë kurrë. Shkenca nuk ka siguri për atë që ndodh kur pushon së rrahuri zemra jonë.

Megjithatë në dekadat e fundit, disa studiues kanë nisur të studiojnë një fenomen që ndodh kur dikush është afër vdekjes: Near Death Experiences, NDE (Përvoja pranë vdekjes). Këto janë dukuri të përshkruara nga njerëz që kanë rifituar funksionet vitale pas një periudhe tëkaluar në koma ose pasi janë shpallur klinikisht të vdekur.

Libri i mjekut dhe shkrimtarit amerikan Rejmond Mudi “Jeta përtej jetës”, botuar për herë tëparë në vitin 1975, u bazua tek dhjetëra dëshmi mbi këto përvoja. Që atëherë, shumë mjekë të tjerë i kanë kushtuar një pjesë të kohës së tyre studimit të NDE-ve, duke dhënë kontribute interesante.

Ndër figurat më të famshme në këtë fushë, sa për të përmendur vetëm disa, spikasin Pim Van Lomel, Sam Parnia (që drejton projektin AWARE, me studimin më të gjerë të kryer ndonjëherë që përfshin 25 spitale në mbarë botën), Brus Grejzën dhe italiani Enriko Fako.

Në një intervistë për “Il Giornale”, Fako, ekspert në anesteziologji dhe reanimacion dhestudiues në departamentin e Neuroshkencave të Universitetit të Padovës, thotë se përkundër skepticizmit të disa njerëzve këto përvoja janë reale.

A janë përvojat afër vdekjes dukuri sporadike apo ngjarje të shpeshta?
NDE-të janë ngjarje relativisht të shpeshta, të cilat ndodhin gjatë gjendjeve shëndetësore kritike që shoqërohen me humbje të vetëdijes.

A mund të na thoni përqindjen?
Në studime të ndryshme, thuhet se kjo ndodh në 5 dhe 18 për qind të rasteve tek pacientët qëpësojnë arrest kardiak.

Si mund të përkufizohet një NDE?
Ato janë përvoja subjektive intensive dhe të thella me një aspekt transhendental, që ndodhin në gjendje shëndetësore kritike, të shoqëruara me humbje të vetëdijes (si arresti kardiak, trauma në kokë, gjendje shoku etj) dhe që karakterizohen nga perceptimi i qartë i të qenit në një dimension të ndryshëm nga i zakonshmi i jetës tokësore, nga braktisja e trupit fizik dhe shkuarja përtej kufijve të vetvetes dhe dimensionit hapësinor-kohor të botës së zakonshme fizike.

A mund të jenë përvojat afër vdekjes forma deliri, ndryshime organike kalimtare të trurit apo edhe anoksi?
Interpretimet shkencore të propozuara deri më tani, janë të natyrës mekaniko-reduksioniste dhe kanë hipotetizuar se ato e kanë origjinën nga çrregullimi cerebral i prodhuar nga goditja në tru. Megjithatë janë hipoteza pa ndonjë konfirmim. Madje disa prej tyre, mund të hidhen poshtë në bazë të fakteve të tjera të njohura që i bëjnë ato të pamundura.

A ka vetëm elementë të përbashkët në NDE-të apo edhe të tjera subjektive?
NDE-të janë mjaft komplekse dhe përfshijnë elemente individuale dhe elemente të përbashkëta. Aspektet themelore të përvojave janë universale dhe mund të gjenden në të gjitha kulturat. Po ashtu ka gjithashtu tregues të saj në letërsinë e të gjitha kohërave, nga Homeri te Platoni, tek Dikensi, deri tek Libri i të Vdekurve i tibetianëve.

Krahasuar me procesin e ëndërrimit, si janë përvojat afër vdekjes?
Ëndrrat kanë një gjuhë shumë të ndryshme, që karakterizohet nga mbivendosja e shumë elementeve të ndryshme, të cilët e bëjnë të vështirë ose të pamundur kuptimin e menjëhershëm. Ato ishin objekt i një pune të gjatë interpretuese të Sigmund Frojdit.

Pse nuk raportojnë që të gjithë se kanë përjetuar një NDE?
Për dy arsye thelbësore. Së pari, jo të gjithë i përjetojnë ato. Së dyti, duke qenë përvoja të një aspekti transhendental dhe me një përmasë mistike, ato vendosen jashtë asaj që pranohet në mënyrë konvencionale nga pikëpamja e sotme mbizotëruese. Ndaj ekziston një rrezik i madh që ato të keqkuptohen, dhe kushdo që i ka përjetuar të konsiderohet si vizionar apo që vuan nga një problem mendor pas insultit cerebral.

Për shembull skeptikët argumentojnë thonë se vizioni i dritës që shihet në një NDE, është në fakt ai që shihet në dhomën e spitalit. Është e mundur?
Është vetëm një hipotezë pa asnjë konfirmim. Drita e perceptuar në NDE, ka karakteristika shumë të ndryshme nga ato të dritës artificiale, dhe është vetëm një element i vetëm i një përvoje shumë më të pasur dhe më komplekse. Në rastin më të mirë mund të jetë një lloj shkas i kësaj përvoje, e cila ka një natyrë dhe implikime shumë më të gjera.

A janë NDE-të vetëm pozitive apo ka raporte për përvoja negative?
Ka përvoja negative, edhe pse në një përqindje më të vogël të rasteve. Ndonjëherë pjesa negative është një element i përvojave që përfshijnë elemente negative dhe pozitive. Në raste të tjera ajo që përjetohet është skenari pozitiv NDE, por i përjetuar në mënyrë negative. Ose një situatë që është në vetvete neutrale (p.sh të qenit në një gjendje boshllëku apo errësirë), por e përjetuar si shumë stresuese. Shumë më rrallë raportohen përvoja të skenarëve shqetësues (ka nga ata që i përkufizojnë si “djallëzore”).

Kush është i prirur të ketë përvoja negative afër vdekjes?
Nuk është ende e qartë nëse dhe cilët njerëz mund të jenë në gjendje të favorizojnë përvojat negative. /“Il Giornale” – Bota.al/