Panorama bën me dije se Edmond Haxhia dyshohet të jetë personi që ka porositur vrasjen e biznesmenit nga Lezha, Ardian Nikulaj.
Gazetari Ervin Leka thotë se Haxhia dyshohet se është djali i dajës së Elton Lekstakajt i cili kishte pasur konflikt me viktimën që prej vitit 1997.
Dyshohet se Haxhia ka paguar ekzekutorin portugez dhe katër bashkëpunëtorët e tij nga Britania e Madhe, mes të cilëve edhe një grua, konkretisht: Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman
Kryepolici Muhamet Rrumbullaku tha në konferencën me gazetarët se vrasja është kryer për motive gjakmarrje ndërkohë që autorët dyshohet se janë larguar jashtë vendit pas krimit.