osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zhvati 145 mln euro nëpërmjet mashtrimeve kompjuterike, Gjykata e Lartë refuzon ekstradimin e hakerit kinez: Nuk kishte garanci për trajtim njerëzor

Zhvati 145 mln euro nëpërmjet mashtrimeve kompjuterike, Gjykata e Lartë refuzon ekstradimin e hakerit kinez: Nuk kishte garanci për trajtim njerëzor

Kreu i grupit kriminal kinez Liangbin Chen nuk do të ekstradohet drejt vendit të tij, që e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e Apelit.

Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimi i kërkesës për ekstradim pasi kërkesa kishte disa mangësi procedurale. Një arsye është fakti se nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Kinën. Ndërkohë që sipas Gjykatës së Lartë, nuk ishte dhënë garancia se ai nuk do të ndiqej politikisht apo për një vepër penale më të rëndë, nuk ishte saktësuar akuza, dënimi për atë vepër penale në Kinë ishte me burgim të përjetshëm dhe nuk kishte garanci për mospërndjekje apo trajtim jonjerëzor.

Kujtojmë se Liangbin Chen u arrestua në Tiranë rreth një vit më parë, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi ka realizuar grabitjen me mashtrim kompjuterik me vlerë rreth 145 milionë euro. Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së parë për ekstradimin e tij, ndonëse kinezi Liangbin Chen kishte kërkuar që përveç lirimit nga qelia, të përfitojë edhe azil politik në Shqipëri, me argumentin se i rrezikohet jeta nëse kthehet në Kinë. Kapja e tij u bë më 21 korrik në aeroportin e Rinasit.

Ai kishte ardhur nga Dubai për t’u strehuar në arrati në vendin tonë. Kinezi akuzohet si kreu i bandës, e cila ka pasur selinë në qytetin Huzhou në Kinë dhe që ka kryer mashtrime në platformat online; për ambiente me qira, shitje kompjuterash dhe telefonash në Dubai, Kinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Chen rezultonte në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohej për “mashtrim me pasoja të rënda”. Pjesa më e madhe e mashtrimeve bëhej nëpërmjet platformave sociale apo edhe adresave e-mail, ku kryheshin pagesa nga abonentët e shumtë, por që në fakt mashtroheshin, sepse këto para kaloheshin nëpërmjet një sistemi paralel me servera, të krijuar nga të dyshuarit dhe depozitoheshin më tej në llogari off-shore.

Ka dyshime se Chen i përket një grupi të organizuar dhe të rrezikshëm, degëzim i “Triadës” kineze, mafia tradicionale shekullore e këtij vendi. Gjatë procesit i dyshuari e ka mohuar akuzën, duke thënë se po përndiqej dhe i duhej të shpëtonte jetën.