Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Turqi. Në bregdetin lindor janë fundosur në det 9 refugjatë. Ndër ta, 6 ishin fëmijë. Autoritetet turke janë shprehur se varka e tyre u fundos në ishullin Kekova Geyikova në një provincë të Antalias. Nga autoritetet është thënë gjithashtu se katër nga refugjatët, përfshirë një grua dhe tre burra, u shpëtuan nga një anije peshkimi.
Ndërkohë, njëri prej refugjatë rezulton i zhdukur. Nuk bëhet me dije kombësia e refugjatëve që kanë humbur jetën. Bashkimi Europian ka bërë përpjekje që të bllokojë migrimin për shkak se miliona njerëz kanë mbërritur në Turqi më 2015.