Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në kufi në Maqedoninë e Veriut, ku pas një incidenti me policinë ka mbetur e vdekur shtetasja afrikane Fatmata, 23 vjeçare.
Ajo u qëllua nga policia pasi kishte kaluar kufirin nga Greqia, vendi që i kishte refuzuar azilin. Rrethanat janë pak të paqarta dhe ne do mundohemi që të kuptojmë pak më shumë sot.
Fatmata jetonte në një kamp refugjatësh në Greqinë Veriore dhe ishte një person me shumë gjallëri dhe dëshira për jetën. Ajo ishte pjesë e komunitetit “Second Tree”. Ajo ishte gjithashtu shumë, shumë e dashuruar me bashkëshortin e saj, Ebu Bakar.
Ata e kishin njohur njëri-tjetrin që kur ishin fëmijë. Dy muaj para se të vritej, Fatmata i tha Ebu Bakarit se ishte shtatzënë. Ata nuk kishin letra apo para, kështu që ata nuk e bënë kurrë testin për ta vërtetuar. Ai ende nuk e di nëse fëmija i tyre i parë ka vdekur me gruan e tij.
Ebu Bekar ishte me Fatmatën kur ajo u qëllua. Ajo bërtiti emrin e tij. Pastaj u lut për ndihmë.
Pamja e Abu Bakarit duke përqafuar Fatmatën, ndërsa ajo është në dysheme, e qëlluar nga një plagë me armë zjarri…ishte shumë emocionuese.