Juristi Kreshnik Spahiu tha në “Now me Erla Mëhillin” se në kohën e Aleancës Kuq e Zi sheshet mbusheshin plot e pavarësisht kësaj ata ngelën jashtë sistemit.
Siç tha ai lëvizja që drejtonte mbushi për një vit sheshet e stadiumet jo vetëm në Tiranë, por në Nju Jork, Londër, Prishtinë, Mal të Zi, Shkup e kudo.
“Në fund, vetëm se nuk bëmë koalicion, garuam vetëm dolëm jashtë sistemit dhe nuk na pranoi sistemi. Nëse do ishim në koalicion me Edi Ramën, siç e kërkoi ne sot e kësaj dite do ishim brenda sistemit. Nuk po flas bëmë mirë, bëmë gabim, po e marr si një mënyrë që të pranon sistemi politik dhe elektoral brenda apo jo,” – u shpreh Spahiu.
Juristi theksoi se nëse nuk hyn me logot e vjetra, praktikisht je i eleminuar.