osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Frrok Çupi rrëfen të pathënat: Ja goditja e fortë që mori për herë të parë Berisha nga amerikanët, si nisën sulmet e tij ndaj linjës Greqi-SHBA në vitin 1996, shteti ishte në prag të izolimit

Frrok Çupi rrëfen të pathënat: Ja goditja e fortë që mori për herë të parë Berisha nga amerikanët, si nisën sulmet e tij ndaj linjës Greqi-SHBA në vitin 1996, shteti ishte në prag të izolimit

Analisti dhe gazetari i njohur, Frok Çupi është kthyer pas në kohë, teksa ka rrëfyer disa të pathëna që kanë lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha sa i takon qasjes së tij politike në vitet ’90 e më konkretisht në vitin 1996, kohë kur ai ishte President i Republikës së Shqipërisë.

Përmes një analize të publikuara në rrjetet sociale dhe që i referohet disa episodeve të shkëputura nga libri: “E pashë shtetin duke rënë”, zoti Çupi sjellë për lexuesit një retrospektivë të viteve të nxehta 1994 – 1997, parë siç thotë ai, nëpërmjet syrit të një analisti.

Mes të tjerash gazetari i njohur Çupi zbulon goditjen e fortë që mori për herë të parë Berisha nga amerikanët, ndërsa po ashtu tregon se si nisën sulmet e tij ndaj linjës Greqi-SHBA në vitin 1996.Sipas tij, asokohe shteti ishte në prag të izolimit ndërkombëtar.

Rrëfimi i plotë e zotit Frrok Çupi:

Situata politike në Shqipëri dhe kërkesa e DASH

Kurrë më parë situata politike e Shqipërisë nuk ka qenë kaq e brishtë. Parëmbrëmë arriti në pikën më interesante: Nga qeveria amerikane vjen mesazhi që të bëhen hetime mbi zgjedhjet në Shqipëri..Ky është reflektimi i parë i Botës Demokratike. Po parëmbrëmë, nga zyrat e larta të shtetit formulohej akuza se “lobi grek nxit Amerikën kundër nesh…”.

Njëkohësisht akuzohen Amerika dhe Greqia; ndërsa Amerika dyfish. Ky shtet i madh, sipas deklaratës qeveritare, u terheqkërka për hunde si elefanti, prej një lobi, praktikisht grek(!).Megjithatë, Departamenti i Shtetit Amerikan, sugjeroi që hetimi në Shqipëri të bëhet nga një grupim ndërkombëtar.

Çfarë qëndron prapa hetimeve?Mekanizmi ndërkombëtar heton…cilin!? Përzgjedhja e ekspertëve ndërkombëtarë për të hetuar në Shqipëri, i jep çë.shtjes rëndesë. Kjo do të thotë se shqetësimi është më i gjerë se sa vetëm në një kontinent.

Ndërkombëtarizimi i mashtrimit të zgjedhjeve në Shqipëri, ka për qëllim që në të gjitha vendet postkomuniste t’i pritet rruga “sëmundjes” shqiptare. Mirëpo ky prozhektor i fuqishëm drite, i lëshuar mbi aktin e dhunimit të zgjedhjeve, me sa duket nxori zbuluar shumë persona, detaje, krime, ryshfete, interesa, mashtrime, fshehje, etj, etj.

Ndoshta përgjegjësve kryesorë të organizimit te violencës mbi zgjedhjet iu shkoi mendja tek hetimet që kryhen aktualisht mbi përgjegjësit e krimeve kundër njerëzimit, ose ka lidhje me bazat e terroristëve islamikë që u zbuluan në Tiranë dhe u ekstraduan. Megjithatë hetimi ndërkombëtar lëshon këtu një dritë besimi ndaj demokracisë Perëndimore. Para se në Shqipëri të ndodhte akti i dhunimit të votës, disa persona të ardhur nga bota me misione të ndryshme, u panë të përzier në propagandën pro-qeveritare; këta vazhduan edhe në ditët pastaj.

Disa prej tyre janë dyshuar edhe për interesa vetjake, për shpërblime ekonomike ose financiare; ndonjë diplomat edhe për joint-venture me qeveritarët shqiptarë, dikush tjetër si avokat i dyfishtë: Arsidi – Zgjedhje, etj. Vëzhgimi ndërkombëtar mbi skandalin e zgjedhjeve të Shqipërisë, padyshim që do të zbulojë elementët e komplotit kundër votës së lirë. Mbase nuk ia vlen të përmendet se pasoja e parë e diktaturave mbas ‘fitores”, është izolimi i vendit.

Jehona në mediat vendase pro-Berishës

Por në sulmin e egër që bëri dje shtypi qeveritar kundër lobit grek, shihet edhe një herë akulli në kufirin tonë me Greqinë. Le të analizojmë disa elementë të tjerë të çështjes: Të dy gazetat proqeveritare (RD dhe Albania), dje thërrisnin me të njëjtin ton, në të njëjtën ditë dhe me të njëjtin titull: “Shqiptarët (stalinistët shqiptarë – thoshte tjetra)…të ndërsyer nga lobi grek”. Pra shteti shqiptar përgatitet për një fushatëtë re politike anti-greke.

Kështu lexohen, të paktën, tituj e gazetave qeveritare.Po pse kësaj here fillon puna jo drejtpërdrejt me shtetin grek, por me lobin grek në Amerikë!? Nuk bëhet pa qëllim. Duke atakuar lobin grek, atakohet dhe tërhiqet vemendja e politikës amerikane.

Në këtë mënyrë i thuhet politikës amerikane se “deklaratat tua për parregullsitë e rënda në zgjedhje i lexoj si influenca greke”.Pra thyhet pasqyra e së vërtetës. Ndërkohë gjendet një mënyrë për të ndërtuar strategjinë propagandistike kundër demokracisë amerikane.

Atakimi i lobit grek

Arsyeja e dytë pse atakohet lobi grek, është për të përzierë në çështje vetë Greqinë.Te ftohja e përsëritur me Greqinë ndodhet tërë qëllimi. Dihet se hetimi mbi zgjedhjet në Shqipëri do të bëhet në bashkëpunim më fqinjët, së pari.

Po të nxirren jashtë loje fqinjët që e njohin më mirë të vërtetën, kjo quhet një fitore për dhunuesit e votës… Greqia, si vend komunitar evropian ka rolin e saj në qëndrimet që do të mbajnë institucionet evropiane ndaj Shqipërisë mbas 26 Majit.

Politika zyrtare synon që këtë element ta nxjerre jashtë loje, duke e atakuar që sot. Ajo që është më e rëndësishmja: Përderisa shteti filloi të sulmojë linjën Greqi-Amerikë, kjo do të thotë se rezolutën evropiane për zgjedhje të reja nuk e ka marrë sinqerisht dhe as do ta zbatojë.