Ervin Salianji është një ndër personazhet më qesharakë që ka parë ndonjëherë politika shqiptare dhe që sot duhej të ishte në burg, për sajesën e çështjes “Babale”.
Por edhe pse i dënuar për këtë çështje (për momentin jo me vendim të formës së prerë), ai vazhdon shfaqet darkë më darkë nëpër televizione, duke dhënë mend e duke bërë moral.
Mbrëmjen e djeshme p.sh, ndërsa replikonte me deputeten socialiste Blerina Gjylameti, i drejtohej kësaj të fundit se nuk ka nivel të debatojë me të, se ai është nivel shumë i lartë.
Pastaj i tha edhe që duhet të falenderojë televizionet që e ftojnë, meqë ajo s’ka nivel të dalë në emisione.
Tani, për një gje Salianji ka të drejtë, që shumë prej atyre që dalin në television, duhet të falenderojnë kush i fton dhe mbi të gjitha kush i promovon.
Ai është një prej atyre që ka përfituar dhe që është promovuar fuqishëm, bashkë me Grida Dumën në të njëjtën kohë.
Janë promovuar nga e njëtja dorë prej vitesh (botues dhe pronar i njohur universiteti), duke i çuar emision për emision, edhe pse të dy njëri më qesharak se tjetri.
Të paktën t’i jenë mirënjohës, ndryshe nga sa bënë me Lulzim Bashën, që sot e sulmojnë më ashpër dhe se vetë Sali Berisha, edhe pse për vite me radhë i promovoi në poste drejtuese në PD.