Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të ftuarit e radhës në podcast-in e tij “Flasim” të jenë mjekët që e operuan pak ditë më parë nga apendesiti në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
“Përpara se të largoheshit erdhët tek shtrati dhe më dhatë dorën dhe më thatë ne kemi operuar shumë ministra, zv.ministra, figura publike etj., por fatkeqësisht deri më sot vetëm në spitale private”, iu drejtua Rama, mjekëve.
“Fakti që ju zgjodhët sistemin publik shqiptar, ndër të tjera zgjodhët kirurg që përfaqëson një forcë tjetër politike tregon që në fakt kjo është një pjesë e emancipimit, e rritjes së besimit”, tha mjeku Arben Beqiri.
Kreu i qeverisë nuk kurseu as batutat.
“Profesor Gjata erdhi dhe tha kemi me vete dhe një ish-ministër Shëndetësie, unë thashë largqoftë Nard Ndoka”, tha Rama.