Socialisti Pandeli Majko, drejtues politik i Kukësit, ka vizituar këtë të hënë urën që po ndërtohet mbi Drinin e Zi. Sipas tij, kjo vepër e madhe infrastrukturore do të përfundojë brenda këtij viti, pra brenda 2023.
“Ky është një investim prej 30 milionë euro dhe një vepër arti inxhinierik! Ura e Drinit të zi do të lehtësojë lëvizjen drejt Kosovës dhe Kukësit. Ajo përfundon brenda këtij viti! Gjithmonë përpara”, shkruan Majko.
Teksa thotë se ka parë nga afër kantierin me kryebashkiakun Safet Gjici, Majko u referohet inxhinierëve italianë dhe atyre shqiptarë, teksa thekson se ura për harkun që ka është e para në botë.
“Sot, me Safetin vizituam ndërtimin e Urës së Drinit të Zi… Inxhinierët shqiptarë dhe italianë na informuan se kjo urë për “harkun” e saj sot është… e para në botë! Që tani ajo po vizitohet për veçantitë e projektimit dhe ndërtimit të saj”, vijon Pandeli Majko.