osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Mediokracia” në Shkodër, përgjegjësja e vuajtjes së saj në demokraci

“Mediokracia” në Shkodër, përgjegjësja e vuajtjes së saj në demokraci

Nga Besi Bekteshi

Kur mediatikisht i thonë Shkodrës “Metropoli Veriut” më vjen të ulërij për groteskun e shëmtuar që mbart shprehja e përdorur në marrëzi ose tallje. Një qytet që sot i ka pothuaj të gjitha rrugët e degraduara dhe keq shtruara përfshi të rejat nuk është “metropol” i asgjëje. Le që, ça lidhje ka Shkodra me “metro” kur nuk ka qoftë një semafor dhe nuk i punon as stacioni trenit?

Por tashmë mbas 32 viteve pluralizëm në politikën administruese Shkodra nuk është më as çështje politike. Nuk është se si PD dhe PS janë të konfirmuara plotësisht. Të ngjashme në “bi’çimin” ose binomin politik në mënyrë të hatashme. Njëra në pushtet prej tre dekadash, por dhe tjetra në opozitë prej tre dekadash.

E kanë vërtetuar këtë simbiozë të çuditshme prej vitit 2015 në Bashkinë e tyre. PD në zyra pushteti, PS në Këshill Bashkiak. Kanë jetuar në konformizmin e tyre të habitshëm krejt mirë. As PD nuk ju ka prishur terezinë atyre të PS por dhe kjo nuk ka luajtur asnjë gurë të rëndësishëm i cili të bënte të qartë para shkodranëve se administrata është e korruptuar, mediokre, antivlerë qytetare që duhet ndërruar. Kështu kanë jetuar në sistemin më absurd në Shqipëri i cili quhet “mediokraci” si PD dhe PS në Shkodër. Ky sigurisht nuk është vetëm konstatim imi.

Është ide e shumë demokratëve dhe socialistëve kreativ dhe me vullnet ndryshimi që nuk janë lejuar nga “mediokracia” shkodrane që nga vitet 1992. Shkodra në administrimin e saj vendor politik gjatë viteve të para që nga themelimi i Bashkisë së parë moderne që nga 20 maji 1913 dhe deri në 1939 ka luajtur nga “Elitokracia deri në Demokraci” por kurrë në “Mediokraci”! Sot çështja e Shkodrës si pasojë e “mediokracisë” shkodrane nuk është politike!

Jo është gjendja kritike “ aut laë & order”! Mediokracia këtu përfundon në zbatim të ligjit dhe rendit në demokraci dhe pluralizëm. Më duhet të sqaroj termin botëror për të kuptuar pse dhe si transformohet e ndodh në Shkodër! Në politikë, ligji dhe rendi ( laë & order) i referohen kërkesave për një sistem të rreptë të drejtësisë penale, veçanërisht në lidhje me krimin e dhunshëm dhe atë të pronës, nëpërmjet dënimeve më të rrepta penale.

Këto dënime mund të përfshijnë afate më të gjata burgimi. Mbështetësit e “ligjit dhe rendit” argumentojnë se parandalimi efektiv i kombinuar me burgosjen është mjeti më efektiv për parandalimin e krimit. Kundërshtarët e rendit dhe ligjit argumentojnë se një sistem i dënimit të ashpër penal është përfundimisht i paefektshëm, sepse ai nuk trajton shkaqet themelore ose sistematike të krimit.

“Ligji dhe rendi” është një temë e përsëritur në fushatat politike në mbarë botën. Kandidatët mund të ekzagjerojnë ose madje të krijojnë një problem me ligjin dhe rendin, ose të karakterizojnë kundërshtarët e tyre si “të dobët” për këtë çështje, për të gjeneruar mbështetje publike. Shprehja gjithashtu mbart ndonjëherë nënkuptimin e zbatimit arbitrar ose të panevojshëm të ligjit, ose përdorimit të tepruar të kompetencave policore.

Por “Mediokracia” në Shkodër ka sjellë si ide jetën jashtë ligjit dhe rendit në Shkodër si formë deformimi dhe të përkufizimit botëror. Duke i dhënë “formën dhe përmbajtjen” e Shkodrës në konformizmin për të mos pranuar plotësisht as ligjin as rendin. E kjo është marrëzia e qytetit dhe rrethinave të tij imponuar politikisht dhe tashmë problem nëqoftëse vazhdon të sundojë pikërisht mediokracia!

Kush merr përsipër shkatërrimin e bazës politiko shoqërore të saj shpëton Shkodrën. Sigurisht nuk besoj se këtë gjë e bëjnë ata të administrimit me letra dhe aspekt politik si krah politik pothuaj i gënjeshtërt si PD më tepër se 32 vjet. Të vështirë e kanë dhe vëllezërit binjakë pushteti por në opozitë por… Por individi dhe idetë jashtë këtij “binomi” fatkeq. po.

Them se një shans është me një tjetër shikim dhe frymë me Benet Becin. E duhet ta shikojnë dhe të tjerë për një moment kështu. Do ishte ndryshim i duhur në moment të rëndësishëm për Shkodrën.