sh-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka treguar skenarët që na presin për zgjedhjet e 14 majit dhe zhvillimet e bujshme për ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Spahiu shprehet se prognoza e zgjedhjeve parashikon një humbje të thellë të dyshes Berisha-Meta.
Sipas analistit, faktori ndërkombëtar ka futur në grackë liderin e izoluar nga perëndimi duke e takuar me shefen e ODIHR që monitoron zgjedhjet (zonjën Glover.) Arsyeja e këtij takimi për Kreshnik Spahiun është se në 15 Maj, Glover do e njoh rezultatin dhe Sali Berisha nuk do të mundet ta akuzoj si një vëzhguese e “blerë” nga George Soros. “Përgjigjja është e thjeshtë: Kush fiton, vazhdon mbetet në politikë. Por a do largohet humbësi? Zgjedhjet e 14 Majit në thelb nuk janë: kush del i pari sepse rezultati është i parashikueshëm.
Kjo fushatë elektorale është më e rëndomta dhe më pak interesantja e 100 viteve shtet shqiptar. Shanset për humbjen e Edi Ramës apo Erion Velisë janë të barabarta me propabilitetin e humbjes zgjedhjeve nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia në vitet 1980 përballë Frontit Demokratik dhe Bashkimeve Profesionale. E gjithë prognoza e zgjedhjeve parashikon një humbje të thellë të dyshes Berisha-Meta. Faktori ndërkombëtar ka futur në grackë liderin e izoluar nga perëndimi duke e takuar me shefen e ODIHR që monitoron zgjedhjet (zonjën Glover.)
Qëllimi i takimit ishte për ti hequr Sali Berishës, alibinë e humbjes. Në 15 Maj Zonja Glover do e njoh rezultatin dhe Sali Berisha nuk do të mundet ta akuzoj si një vëzhguese e “blerë” nga George Soros”, u shpreh Spahiu.
Spahiu: Berisha dhe Meta e kanë garën e humbur
Gjithashtu Kreshnik Spahiu shkruan se gara për kreun e Bashkisë nuk është mes Erion Velisë dhe Belind Këllëçit, por për “të hequr qafe” Berishën. Gara e 14 Majit nuk është mes Erion Velisë dhe Belind Këlliçit. Ajo është gara e fundit për të nxjerrë Berishën nga politika. Populli ka këto mundësi:
– Nëse fiton Belind Këlliçi: Ikën Erioni, mbetet Berisha. – Nëse fiton Erioni: Ikën vetëm Berisha. – Nëse fiton Roland Bejko: Ikën Berisha + Erioni. Fushata po tregon që Belindin nuk e merr seriozisht askush, madje as Berisha i cili bën humor me ngjyrën e lëkurës së tij. Berisha dhe Meta janë të ndërgjegjshëm që e kanë betejën e humbur. Nëse do kishin shanse për të fituar nuk do kandidonin Belindin por Monikën ose Ilirin.
Praktika e Bashkisë Tiranë ka treguar se ajo është paradhoma për tu bërë kryeministër siç u bë Edi Rama. Prandaj edhe sikur 1% të kishte shanse Berisha dhe Meta do e merrnin për vete dhe jo për Belindin. Fitorja në 4-5 qyteza në veri nuk mund ta justifikoj Berishën të mos largohet. Partia e cila erdhi me 1.2 milion vota nga studentët në 1992 po katandiset në parti e lokalizuar në 10 fshatra në veri”, tha Spahiu.
Pasardhësi i Ramës në PS
Analisti Spahiu shprehet se Sali Berisha është pengesa e pluralizmit dhe rrëzimit të Edi Ramës. Ai e quan Erion Veliajn, si trashëgimtar i ardhshëm i vulës socialistëve. “Berishës nuk i ka mbetur asgjë tjetër por ashtu siç ka bërë 33 vjet, edhe tashmë në çdo zgjedhje të baltos dhe denigron çdo kandidaturë tjetër si të shitur tek Edi Rama. Me pak fjalë ai nuk lejon asnjë alternativë tjetër opozitare që të lind sepse e rivalizon brenda llojit.
Ai është pengesa e pluralizmit dhe rrëzimit të Edi Ramës. Prandaj gara e tij nuk është me Erion Velinë si trashëgimtar i ardhshëm i vulës socialistëve, por gara me Roland Bejkon i cili po i tregon shqiptarëve që vula e Partisë Demokratike nuk është pronë dhe trashëgim nga babai apo gjyshi Sali Berishës por nga mijëra studentë, mijëra të burgosur politik, mijëra ish pronar dhe qytetar që sot kanë braktisur zgjedhjet, partinë dhe Shqipërinë.
Humbja e Berishës e kthen vulën tek themeluesit. Këto zgjedhje nuk zgjidhin të ardhmen e Erionit, Belindit apo Rolandit sepse ata do kenë dhjetëra gara të tjera, por këto votime vendosin kohën e pensionit politik të Berishës”, përfundon shkrimin Kreshnik Spahiu.