Ja hipokrizia dhe tallja e politikës me popullin
Nga Memo Aliaj
Edhe në protestën e opozitës në Elbasan, zhvilluar gjatë vizitës së kryeministrit Rama, u rishfaq e ripësëritur e plotë dhe konkrete, skena e hipokrizisë së politikës shqiptare, si tregues i talljes me shqiptarët e veçanërisht e turpshme, me anëtarët dhe militantët e tyre, të cilët i besojnë dhe i ndjekin pas nëpër protesta, mitingje e takime edhe “me udhëtim me listë”.
Forumi Rinor i PD, i bllokoi rrugën kryeministrit me disa parulla kundër drogës dhe trafiqeve, madje dikush hodhi edhe ndonjë kokërr vezë, nën thirrjet “Rama krye-trafikant”, “Rama ik”, “Shqipëria peng i krimit qeveritar” etj…
Bashkë me ta, në krye të grupit të të rinjëve demokratë dhe 2-3 të “deleguarve” të LSI-së sa për dekor, u pozicionua me protestën e tij edhe deputeti i PD Luciano Boçi.
Pasi hodhi 2-3 parulla kundër arsimit të rrënuar universitar ku deputeti punon si pedagog e anëtar senati, denoncoi falsitetin e Panairit të Punës, që kishte organizuar Ministria e Punës, në bashkveprim me Bashkinë e Elbasanit.
Qëndrimi i Forumit Rinor të PD kundër qeverisë, ishte një farsë mbasi kreu i FRPD është dhëndër i këshilltarit të kryesor të kryeministrit, ndaj dhe të rinjtë e PD e të Elbasanit, shumica të papunë, nuk iu bashkuan kësaj demagogjie e hipokrizie parullash ulërimash kundër qeverisë!
Edhe protesta e “egër” e deputetit të PD Luçiano Boçi, u etiketua si hipokrizi dhe tallje me anëtarët e PD, mbasi këtë Panair Pune që ai e denonconte si mashtrim të qeverisë e organizonte qeveria, ministria dhe bashkia ku është zyrtare gruaja e deputetit Boçi!
A mund të besohen ata që ditën ulërijnë nëpër sheshe kundër qeveritarëve, ndërsa “natën” përqafohen, mbasi “armiqtë” partiakë janë miq e familjarë të një shtëpie! P.sh, në mbrëmje pas protestës, kreu i FRD Belind Këlliçi që mallkoi, pështyu e damkosi si “trafikante droge” qeverinë e vjehrrit, do të shkojë të përqafohet me vjehrrin e do të bëjë humor me protestën!
Po kështu edhe deputeti Luçiano Boçi që mallkoi e damkosi si “farsë” Panairin e Punës që organzoi institucioni ku punon si shefe gruaja e tij, në mbrëmje do të jetë në shtëpi së bashkë me gruan dhe të dy do të bëjnë gallatë me potestën e PD!/Pamfleti