Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije se është gati projekti stategjik për transformimin e Shkodrës. Ky projekt do të jetë i financuar 100% nga qeveria shqiptare.
Sipas detejave të prezantuara nga Rama, ky projekt përfshin krijimin e një parku multifunksional buzë Bunës, me një hapësirë prej 18 hektarësh, portin pranë Urës së Bunës si një pol i ri turistik, si dhe ngritjen e një muzeu që do të nxjerrë në pah vlerat historike të Shkodrës.
“Ky është një nga projektet strategjike për transformimin e Shkodrës nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim 100% të Qeverisë Shqiptare, që pret prej disa kohësh të shohë dritën e rrugës së zbatimit, nëse dhe sapo hapet rruga e ndryshimit
Projekti – vepër e arkitektit spanjoll Jesus Hernandez, autori i “qilimit të gurtë” të sheshit të Shirokës që u vlerësua edhe me çmim ndërkombëtar – përfshin krijimin e një parku multifunksional buzë Bunës, me një hapësirë prej 18 hektarësh; portin pranë Urës së Bunës si një pol i ri turistik, si dhe ngritjen e një muzeu që do të nxjerrë në pah për vizitorë e turistë historinë rrezatuese të Shkodrës në shekuj
Ky projekt gjithashtu do të ketë impakt të lartë edhe në lehtësimin e qarkullimit dhe reduktimin e trafikut në qytet, pasi parashikon zgjerimin e rrugës nga Harku i Bërdicës tek Ura e Bahçallëkut përfshirë dhe zgjerimin e urës në katër korsi
KY ËSHTË NJË NGA PROJEKTET TRANSFORMUESE PËR SHKODRËN, FATI I TË CILËVE ËSHTË I LIDHUR FORT ME VULLNETIN E KOMUNITETIT SHKODRAN MË 14 MAJ
#VetëmPërpara
#KurrëMëMbrapa
#KrenarpërPS “, shkruan Rama.