osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga Ervis Martinaj, te Remzi Hoxha dhe Irena Seli, lista e të zhdukurve pa varre

Nga Ervis Martinaj, te Remzi Hoxha dhe Irena Seli, lista e të zhdukurve pa varre

Transformimi politik, ekonomik e social i viteve ’91-’92, shënoi fillesat e krimit të organizuar në Shqipëri. Krim që në atë kohë kishte përmasat e bandave kriminale që më pas nisi të transformohej. Gangsterët filluan të pushtojnë rrugët e qyteteve kryesore të vendit dhe anarkia shtoi pasigurinë për jetën.

Zhduket Remzi Hoxha, u rrëmbye nga SHIK e u torturua për vdekje

Paraditen e datës 21 tetor 1995, në mes të Tiranës biznesmeni 39-vjeçar shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, u rrëmbye nga 3 makina. Sipas dëshmitarëve, Remziu u fut në një makinë me ngjyrë të bardhë dhe më pas askush nuk di se çfarë ka ndodhur me të. Dy ditë pas rrëmbimit, u pranua zyrtarisht nga strukturat shtetërore se Remzi Hoxha ishte shoqëruar por edhe ishte liruar. Megjithatë ai nuk u gjet kurrë.

Po ato ditë u rrëmbyen edhe gazetari kosovar Avdyl Loshaj dhe biznesmeni sarandjot Ziso Kristopulli

Më 18 mars të vitit 2013, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shpalli vendimin përfundimtar për tre ish-zyrtarët e Shërbimit Informativ, të akuzuar për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas. Pesëshja gjykuese ia “faturoi” të pandehurit Ilir Kumbaro vdekjen e biznesmenit. Apeli vendosi lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda në lidhje me deklarimin e fajshëm të të pandehurit Ilir Kumbaro për akuzën ‘tortura me pasoja të rënda’, me pasojë vdekjen e shtetasit Remzi Hoxha.

Ndërsa deklaroi të pafajshëm për çdo akuzë të pandehurit Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi. Ata fituan pafajësi edhe në lidhje me “cenim të lirisë” dhe “kryerjes së veprimeve arbitrare”, akuza për të cilat u fajësuan në Shkallën e Parë, por përfituan nga amnistia e vitit 2007.

Në vitin 2020, kur u bënë 25 vjet nga vdekja e tij, familja njoftoi se do t’i jepte fund kërkimit për gjetjen e eshtrave.

Zhduket Koço Dado, pengmarrësit kërkuan 1 milion dollarë

Më 8 qershor të vitit 1998, në afërsi të ish-ambasadës Polake, ndodhi një nga ngjarjet që u kosniderua ndër më të rëndat. Fillimisht pati një breshëri automatiku e më pas disa persona, me një furgon, tip “Ford”, morën peng Koço Dadon. Ai ishte një biznesmen i mallrave ushqimorë, por që kohët e fundit mbante edhe postin e kryetarit të Shoqatës së Biznesmenëve Shqiptarë. Një kasetë e gjetur në pragun e derës së shtëpisë, më 25 qershor të po atij viti, vetëm sa shtoi hamendjet se çfarë i kishin bërë Dados, por asnjëherë hetuesit nuk mundën të zbardhnin arsyet.

I lidhur kokë e këmbë, i ulur në një krevat dhe me sy të zëna me natriban, Dado ka thënë disa fjalë mes të cilave një ishte shumë më e rëndësishme: “Mbahem prej 17 ditësh për 1 milion dollarë. Do isha liruar, nëse nuk do bëhej publik në polici dhe në gazeta”. Ky ishte edhe kontakti i fundit i të afërmve me Dadon. Për të gjithë, ai rezulton i humbur dhe për fatin e tij nuk dihet.

Zhduket Irena Seli, kishte hipur në traget nga Trieste për në Durrës

Paraditen e 16 dhjetorit të vitit 2004, pas një udhëtimi 14 orësh, pak para se trageti i nisur nga Trieste të mbërrinte në Durrës, Agim Musho ka parë për herë të fundit gruan e tij, Irena Seli. Pas një debati që ka pasur me të, ajo është nisur të shkojë në dhomë e më pas askush nuk e ka parë më. Gjatë kohës së qëndrimit në traget ata kanë debatuar, pasi Agimi dyshonte se Irena kishte një pako për të dashurin e saj. Trageti ka mbërritur në Portin e Durrësit rreth orës 13:30. Më pas, Agimi ka shkuar për të marrë makinën. Kur ka nxjerrë makinën nga trageti, Agimi nuk e ka parë Irenën te sheshi i trageteve. Ka menduar se ajo ishte zemëruar dhe kishte ikur me taksi pas debatit që kishin bërë. Pasi është interesuar tek i vëllai i Irenës, tek motra e tij e më pas edhe tek fëmijët dhe nuk ka mësuar asgjë rreth saj, Agim Musho ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Durrësit që pas disa veprimesh ka regjistruar procedim penal për “vrasje”.

Në janar të vitit 2015, gati 10 vjet pasi Irena Seli hipi në tragetin e linjës Trieste-Durrës, nga i cili nuk u mësua kurrë nëse zbriti apo jo, Gjykata e Tiranës e shpalli atë zyrtarisht të zhdukur.

Eduart Belegu rrëmbehet e zhduket në mes të Tiranës

Eduart Belegu, ish-këshilltari i ministrit të Energjitikës, rezulton i zhdukur prej 24 marsit të vitit 2010. Administratori i kompanisë koncesionare “Darfo” në Elbasan, ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer më. Prej pasdites së asaj date, telefoni i tij ka rezultuar vazhdimisht i fikur, ndërsa makina e tij “Range Rover”, është gjetur e parkuar në parkingun e një blloku pallatesh në Laprakë. Dy ditë para se të zhdukej, Belegu ishte paraqitur pranë Policisë Gjyqësore, ashtu siç kishte dhënë vendimin Gjykata e Lartë.

Belegu kishte qenë kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në vitin 2005, ndërsa ishte një nga përfaqësuesit e strukturave të këtij subjekti politik që nga themelimi i saj e me edhe një nga kontribuuesit financiar në fushatat elektorale.

Kur ish-ministri Dritan Prifti, mori detyrën në shtator të vitit 2009, Belegun e përzgjodhi në stafin e tij, si një nga njohësit më të mirë në vend, të industrisë së kromit. Me të marre detyrën Belegu, ngriti një ekip kontrolli, për të hetuar dhe shqyrtuar të gjitha dosjet e koncesioneve dhe të licencimit të kompanive të kromit në zonën e Bulqizës.

Ky hetim me sa duket nuk u prit mirë dhe vetëm pak javë më pas, më 16 nëntor 2009, Belegu u nxor jashtë loje me një urdhër arresti të Prokurorisë së Elbasanit. Eduart Belegu e cilësoi arrestimin si sulm politik ndaj tij për shkak të interesave qe kishte prekur në industrinë e kromit.

Kjo dosje nuk u hetua kurrë dhe askush nuk u dënua për të, duke hedhur dyshime se ishte një histori me akuza të ngritura vetëm për të larguar nga funksionet shtetërore Eduart Belegun. E megjithatë duket se nuk u mjaftuan me kaq. Pas më shumë se një muaj më vonë, më 24 mars të vitit 2010, u organizua rrëmbimi dhe zhdukja pa lënë gjurmë e biznesmenit Belegu.

Rrëmbehet në shëtitoren e Sarandës, Ridvan Lamaj

Pasditen e 17 qershorit 2015, një “BMË X5” futet mes njerëzve në shëtitoren e Sarandës dhe personat që ndodheshin brenda sa thërrasin Ridvan Lamajn, duke e futur brenda në makinë. Para këtij momenti, Lamaj po pinte kafe, në një nga lokalet në shëtirore. Sipas denoncimit të bërë në polici nga bashkëshortja e tij, 4 persona e kanë rrëmbyer 37-vjeçarin, rreth orës 18:15 të 17 qershorit, në rrugën Turizën- Kanali i Çukës. Ai është keqtrajtuar dhe më pas është futur në makinë dhe që prej asaj dite nuk është gjendur pasi dyshohet të jetë vrarë nga rrëmbyesit.

Policia identifikoi si autorë të rrëmbimit të tij Adrian Ogiçin e Vitor Islamin, por vetë Lamaj vijon të jetë i zhdukur prej 8 vitesh. Në dosjen e Prokurorisë janë të administruara si provë përgjimet që tregojnë rrëmbimin e ndodhur pasditen e 17 qershorit 2015. Në provat e administruara nga Gjykata gjenden përgjime bisedash telefonike të zhvilluara mes Vitor Islamit dhe familjarëve të tij, ku flitet për zhdukjen e Ridvan Lamajt. Gjykata e Krimeve të Rënda, dënoi në total me 39 vite burg dy rrëmbyesit e Ridvan Lamaj, trupi i cilit nuk është gjendur ende. Viktor Islami do të vuaj 20 vite burg, ndërsa shoku i tij që është në kërkim, Adrian Ogiçi është dënuar me 19 vjet burg.

Zhduket në Vlorë Leonard Mehmeti, baba i tre fëmijëve

Leonard Mehmeti, nga Vlora, i njohur edhe me emrin Nani, rezulton i zhdukur që prej mesditës së 22 nëntorit të vitit 2016. Gjurmët e Mehmetit kanë humbur në Shijak.

Nga tabulatet telefonike ka rezultuar se numri që kishte në përdorim Leonardo Mehmeti ka qenë aktiv deri më datë 27 nëntor dhe është përdorur për herë të fundit në Shijak. Ai kishte miqësi dhe takohej shpesh me oficerin e Policisë Ervin Dalipajn dhe Juxhin Dautin, por pas 6 muajash edhe ata u vranë në Shijak.

Albano Xhaferri zhduket me urdhër të Edison Harizajt

Albano Xhaferraj, baba i dy fëmijëve, humbi kontaktet me familjen 17 korrikun e vitit 2018. Ai nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Belgjika. Babi i tij Lufti Xhaferri thotë se ditën që u zhduk erdhi dikush dhe e thërriti Familjarët kanë bërë denoncimin në polici, por deri tani nuk dihet asgjë për fatin e 34-vjeçarit.

Në datën 2 gusht të vitit 2018, për zhdukjen e Albano Xhaferrit i është marrë deklarim Gazmend Merkaj, banues në Vlorë, që ka shpjeguar se ka dijeni për zhdukjen e shtetasit Albano Xhaferi. Ai ka rrëfyer se ka qenë me Ardit Kolën, Aleksandër Çaushajn dhe Ilir Shakajn, të cilët kanë vrarë Xhaferrin për llogari të Edison Harizajt, i vrarë vjeshtën e vitit 2018, në autostradën Tiranë-Durrës. Xhaferri sipas tij u vra me çekiç, në momentin që u mor në mjetin tip “Audi”. Ndërsa deri më sot trupi i tij nuk është gjetur.

Zhduket Elvis Troqe, e futën në makinë në mes të Vlorë

Një 24-vjeçar, i sapokthyer nga Italia, rezulton i zhdukur që prej datës 17 korrik 2018, kur u fut në një makinë në mes të qytetit të Vlorës. Elvis Troqe, u kthye në Shqipëri, pasi përfundoi dënimin për trafikim të lëndëve narkotike, në Itali.

Më 18 korrik 2018, një ditë pas zhdukjes së Troqes, policia ka shkuar në banesën e shtetasit Inez Hajrulla. I pyetur në lidhje me rrethanat e ngjarjes, ai ka shpjeguar për oficerët e policisë se më datë 17 korrik 2018, rreth orës 17:30 ka dalë nga banesa për të bërë fizioterapi dhe se nuk ka asnjë njohje me 24 vjeçarin Troqe. Familjarët e Troqes të bindur që nuk do e gjenin më të gjallë, kërkonin gjetjen e trupit të tij. Por ngjarja vijon të jetë e mbuluar me mister edhe sot.

Po për çështje droge dyshohet se u rrëmbye edhe Jan Prenga, që ndonëse ende nuk ka një kufomë, Prokuroria ka dyshime të forta se ai është vrarë.

Enver Stafuka rrëmbehet në Fushë-Krujë sa del nga lokali

Në orën 19:46 të mbrëmjes së datës 9 shkurt 2015, persona të veshur si policë e të maskuar, rrëmbyen në qendër të Fushë-Krujës, Enver Stafukën. Ai kishte qenë i hetuar si personi që vodhi makinën ‘BMË’ nga ku u qëllua për vdekje komisari Dritan Lamaj. Teksa po pinte një kafe në lokalin që ndodhet pranë shtëpisë së vëlait të tij, Stafuka doli për të hipur në makinë, dhe në këtë moment, ai u mor forcërisht. Dëshmitarët kanë treguar se Enver Stafuka ka qenë në kafe dhe aty kanë shkuar edhe Durim Bami, Gentjan Bejtja e Ramazan Rraja. Ata kanë qëndruar aty për afro 20-30 minuta dhe janë larguar pak para se të rrëmbehej Stafuka. Ai ka dalë pasi dikush e ka marrë në telefon. Sipas dëshmitarëve ky person i ka kërkuar që ta takojë dhe ndodhej në Kameras të Krujës.

Policia e Durrësit, u kujdes që kërkimet dhe hetimet të mbaheshin në sekret të plotë. Ndërsa as sot pas 8 vitesh nga zhdukja e tij, askush nuk di të thotë se kush e mori dhe cili ishte fati i Enver Stafukës.

Zhduken në Shkodër dajë e nip, Gëzim Hysaj e Agron Mollaj

Gëzim Hysaj dhe Agron Mollaj, dajë dhe nip, prej datës 23 gusht të vitit 2018 janë denoncuar nga familjarët si të humbur. 56-vjeçari Hysaj, banues në Postribë, dhe 47-vjeçari Mollaj, banues në Dobraç, janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.

Ata kanë dalë nga banesat e tyre, për të takuar secili nga një person të paidentifikuar për familjarët dhe nuk janë kthyer më. Të dyja familjet kanë bërë denoncim në Polici që atë natë, ndërsa ende nuk kanë asnjë informacion se çfarë mund të ketë ndodhur me dy kryefamiljarët.

Gëzim Hysaj, baba i katër fëmijëve, përveç kishte në pronësi një punishte floriri dhe argjendi në Shkodër. Nipi i tij, Agron Mollaj, baba i tre fëmijëve, punonte në një servis motorësh te shtëpia e tij. Bashkëshortja e Hysajt, ka deklaruar se 56- vjeçari i kishte thënë se do të takonte një shok për kafe, ndërsa kur e ka telefonuar nuk i është përgjigjur dhe më pas numri ka dalë i fikur. Policia dyshoi në atë kohë se ata kishin lidhje me fisin Lici në Shkodër, por asgjë nuk u arrit të konfirmohej.

Rrëmbehet e torturohet Jan Prenga, dyshohet se është vrarë

Mëngjesin e 17 janarit të vitit 2020, rreth orës 7:40, Jan Prenga ndodhej në një lokal, në shoqërinë e një gruaje. Jashtë lokalit, një person ruante lëvizjet e tij. Ky ishte momenti i fundit ku Prenga u pa i gjallë në lagjen ku banonte, në zonën e Kamzës, më pas u rrëmbye në rrugën London dhe dyshohet se u torturua për vdekje. Rrëmbyesit e transportuan nga Kamza me automjetin e vjedhur “Range Over”, në bodrumin e resortit “Golden”, nga ku më pas ai doli i pa jetë.

Sipas hetuesve, rrëmbimi dhe torturimi i Jan Prengës, ndodhi për shkak të kodit që ‘theu’ korrieri i drogës, që në këtë rast ishte vëllai i tij.

Sipas hetimeve, Dritan Rexhepi, i cili aktualisht rezulton të jetë i burgosur në shtetin e Ekuadorit dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedent penal në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës, Jan Prenga.

Denoncohet i zhdukur Ervis Martinaj, ishte në kërkim nga policia

Më datë 10 gusht 2022, shtetasi Faik Martinaj, xhaxhai i Ervis Martinajt, banues në Fushë- Kuqe, paraqiti një kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Kurbin. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se, kallëzuesi bëri me dije se më datë 9 gusht kishin humbur kontaktet me nipin e tij, ndërkohë që ky i fundit ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Posaçme, më datë 17 maj 2022 ka caktuar ndaj Ervis Martinajt masën e sigurimit personal “arrest në burg” për 4 vepra penale, një prej të cilave, grup i strukturuar kriminal. Faik Martinaj, në kallëzimin e tij ka shpjeguar se më datë 9 gusht 2022, rreth orës 22.00, janë njoftuar nga një i afërmi i tyre që ndodhet jashtë shtetit dhe që për arsye sigurie nuk e identifikon me emër, i cili kishte humbur kontaktet me nipin e tij Ervis Martinaj. Telefoni i tij rezultonte i fikur, çka e bënte të dyshonte se mund të ishte zhdukur nga persona të paidentifikuar.

Xhaxhai i tij ka hedhur dyshime për grupe kriminale dhe posaçërisht tek shtetasi Endrit Dokle. Kjo e dhënë ishte edhe një lloj indikacioni që e shtynte Policinë të mendonte se Ervis Martinaj edhe mund të ishte vrarë. Por ngjarja e 12 marsit 2023 në “Don Bosko”, ky një grua e pafajshme u vra në lokalin e Fatjon Muratajt, duket se e ringjalli duke kthyer hijen e tij. Rivaliteti mes tij dhe Martinajt bëri hetuesit të besojnë për riaktivizimin e grupit të tij. E pse jo, ta konsiderojnë edhe një herë aktiv./ Pa Gjurmë