Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, është nderuar me çmimin e rëndësishëm ‘Artistja e Vitit’ nga International Classical Music Awards. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jaho përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
E nderuar që jam zgjedhur « Artisti i Vitit « =
(Nga International Classical Music Awards)
“Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr në mënyrë të sigurt dhe shkëlqyes vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prania e saj teatrale elektrizuese.
Pak këngëtarë e arrijnë një të tillë. Shkallë e lartë e identifikimit me rolet e tyre, një vërtetësi kaq totale dhe emocion thellësisht prekës. Pasi del në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë.”
https://www.icma-info.com/winners-2023/
Kujtojmë që sopranoja Ermonela Jaho është anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Pas diplomimit nga Liceu Artistik “Jordan Misja”, studion në Akademinë e Arteve po në Tiranë. Ajo fitoi nje konkurs të organizuar nga sopranoja italiane Katia Ricciarelli në Shqipëri, dhe vendoset në Itali ku fillon të studiojë në akademinë e Mantovës. Më pas, ajo ndjek studime muzikore në Akademinë Kombëtare të Santa Cecilia, në Romë.