Skenë e trishtë në Kavajë. Një i pastrehë ka rrëmuar për më shumë se 10 minuta brenda kazanit të plehrave për të bërë të mundur të gjejë diçka, që mund ta ndihmojë të sigurojë ushqimin për sot.
Për fat të keq skena të tilla hasen në mjaft qytete të vendit.
Qytetarë të papunë kanë gjetur një mundësi fitimi duke mbledhur materiale të riciklueshme për t’i shitur më pas për të siguruar të ardhura për mbijetesë.