osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

O Met Rrumbullaku, dorëzo çelësat e shko bjeri çiftelisë…

O Met Rrumbullaku, dorëzo çelësat e shko bjeri çiftelisë…

Prej 8 muajsh nën drejtimin e këtij “skuthi”, policia i ka lënë vendin eksponentëve të botës së krimit e vrasësve me pagesë…

Të hënën një vajzë vetë-shpëtoi nga peng marrja dhe dhunimi barbar prej 7 ditësh. Të martën u vra një 20-vjeçar me thikë, u plagosën po me thika e armë 6 persona të tjerë në 4 përleshje, ndërsa ditën e mërkurë, në mes të ditës, i veshur me uniformë policie u vra me atentat një person, pa përmendur aksidentet rrugore çdo 2-3 orë.

Policia tamam si shërbim komunal, pas çdo krimi e aksidenti mbledh viktima, të plagosur, thika, armë, gëzhoja, maska e makina të djegura kur u mbaron tymi dhe i merr e i fut në komisariate.

Për 3 ditë, aq sa zgjat çudia më e madhe, policia ngre postblloqe me transmetim live në media, shoqëron persona pa lidhje nga ata që i ka të skeduar në regjistra, lexon komunikata, plotëson evidenca dhe përsërit refrenin: – “Po punojmë për zbulimin e autorëve”.

Me inekzistencën dhe inkriminimin e saj, policia është bërë aq qesharake, sa 1 orë para vrasjes në Shëngjin, ministri Çuçi e drejtori Rrumbullaku në takim me drejtuesit e policive të BE, thanë se Shqipëria ka arritje kundër krimit dhe në sigurinë e plotë publike.

E vërteta është e kundërta, mbasi situata kriminale në Shqipëri, ka arritur deri në atë pikë, sa jo vetëm nuk ka ditë e natë pa 1 ngjarje në mes të sheshit, por ka ditë nga me 2-3 krime e viktima.

Nuk themi që në çdo pallat e lokal të vihet nga 1 polic, por është mos kryerje detyre, fakti që policia me 15 mijë forca, të mos mbajë nën mbikëqyrje 200 kriminelë të skeduar, siç ishte rasti i Dan Hutrës, i kriminelëve të Elbasanit, Niklës, Shkodrës, Lezhës e së fundi edhe rasti në Shëngjin.

Duket sikur policia i ka lënë vendin eksponentëve të botës së krimit e vrasëve me pagesë, të cilët kanë aq guxim e terren të lirë, sa në mes të ditës, krekosen e bëjnë atentate të veshur edhe si shefa policie me grada Komisar, Krye komisar e Drejtues Madhor.

Nuk mund të përcaktojmë, nëse drejtori Muhamet Rrumbullaku është “dru” profesionalisht; i kapur nga grupet krimit që i kanë lidhjet në politikë e biznese; ose është konformist me vartësit e tij në zona dhe nuk i shtron dot në punë e nuk i largon, apo ndoshta nuk do të punojë vetë.

Por gjersa krimi lihet i lirë e nuk goditet, patjetër që në dështimin e tij është një nga arsyet e mësipërme; dhe cilado qoftë, Muhamet Rrumbullaku duhet të dorëzojë çelësat e të shkojë t’i bjerë çiftelisë nëpër mejhane, si atëherë kur bënte aheng me vrasës komisarësh policie.

Sepse është e papranueshme, që pas emërimit me bujë të Muhamet Rrumbullakut në krye të Policisë së Shtetit dhe betimet e tij për ndryshime brenda 100 ditësh; prej 8 muajsh si me telekomandë, janë rikthyer fuqishëm, masivisht e publikisht krimet e tipit mafioz nga të gjitha grup moshat, madje edhe me autorë punonjës policie.

Jo se ish-drejtori Gledis Nano ishte në parametrat dhe pritshmëritë e premtuara kur nisi detyrën, por në raport me 11 muajt e drejtimit të tij, sot krimi është trefishuar e është bërë më i frikshëm për qytetarët, biznesmenët e këdo./Pamfleti