Pavarësisht së prej pesë muajsh ka një ulje të inflacionit, çmimet e ushqimeve nuk po reflektojnë asnjë ulje. Përkundrazi çmimet e ushqimeve bazë, duke përfshirë perimet dhe zarzavatet kanë pësuar rritje. Kjo që theksohet edhe nga konsumatorët.
Ata që vuajnë më shumë rritjen e çmimeve janë të moshuarit, të cilët shprehen se kanë reduktuar ndjeshëm konsumin.
Çmimet më të larta në këtë sezon vërehen tek brokoli i cili varion nga 300 në 400 lekë për kilogram, domatja e cila për shkak edhe të shumëllojshmërisë varion nga 180 në 250 lekë/kilogrami.
Tregëtarët thonë se të shtrenjta janë edhe kastraveci, karrota, qepa por edhe perimet e tjera që nuk janë mirëfilltazi të sezonit, siç janë speci, patllixhania, mashurkat dhe bizelet.
Sipas tregtarëve, çmimet e rritura vinë nga furnizuesit e mëdhenj, edhe pse sipas tyre këto dy ditët e fundit ka nisur të reflektohet një reduktim i çmimeve për produktet e sezonit.
Ekspertët e ekonomisë e kanë lajmëruar rritjen e çmimeve, pas deklaratave të vazhdueshme të qeverisë për rritje të pagave.