Finalisti i parë i këtij edicioni BBV është shpallur Luiz Ejlli, i cili do të garojë më pas për çmimin e madh pas më shumë se katër muajsh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në një televotim të mbajtur gjatë mbrëmjes së sotme, publiku ka votuar për të shpallur finalistin e parë.
I përlotur ai është shprehur se do ishte shumë i lumtur nëse babai i tij do të ishte gjallë për t’i thënë se ja arriti.