Evi Kokalari, anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, denoncoi publikisht Belind Këlliçin, se ka mashtruar me diplomën e ciklit të mesëm arsimor dhe vëllain e tij për falsifikim të dokumentave në SHBA, për të hyrë në universitet.
Muaj më parë Kokalari pohoi, se kandidati për Bashkinë Tiranë i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, nuk e ka përfunduar arsimin e mesëm dhe përmes falsifikimit të aplikimit, që konsiderohet krim federal në SHBA, ka arritur të regjistrohet në “Coopin University” në Maryland, i ndihmuar nga i vëllai Reshard Këlliçi, i cili punonte në këtë fakultet dhe jo si fituesi i një burse si “kampion tenisi”.
Akuzat e saj ishin tepër të rënda ndaj ne nisëm verifikimin e fakteve, fillimisht duke i bërë kërkese “Institutit Harry Fultz” për përfundimin e ciklit të mesëm, pastaj investiguam a ndodhet emri i Këlliçit tek regjistrat e maturës që vërteton opvrfundimin e ciklit.
Pas disa ditë pritje, bazuar mbi përgjigjen zyrtare nga shkolla ku Këlliçi ka bërë ciklin e mesëm, rezulton se ai nuk e ka përfunduar shkollën e mesme, por ka përfunduar 4 vite nga 5 që ka ky institut.