Belind Këlliçi ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, si kandidati për Bashkinë e Tiranës, ku u shfaq në krahë dhe të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë për fushatën e 14 Majit, nën logon e Ilir Metës dhe të Koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ajo çfarë nisi si një intervistë për premtimet e Tiranës, u bitis me një seri mashtrimesh dhe gënjeshtrash në vazhdën e fushatës: Shpif, shpifa, mashtro, mashtro, se diçka do të mbesë!
1. Një nga gënjeshtrat më të mëdha publike ishte ajo e ndërtimit të shkollave të reja, kur “ekspertët” e hurit dhe litarit thanë publikisht, se nuk ka asnjë shkollë të re në Tiranë të ndërtuar nga bashkia. Ishte drejtuesi i emisionit “Opinion”, i cili përgënjeshtroi bandën e mashtruesve me shkollat e reja të ndërtuara në Tiranë, që kapin numrin e 20 shkollave të reja, 10 të rinovuara dhe 35 të tjera të rikonstruktuara apo pajisura me ambiente të reja.
Banda e mashtruesve, paturpësisht vazhduan duke ngulur këmbë se janë shkolla të rikonstruktuara, edhe pasi në dorë ju dorëzua një listë me emra të shkollave të reja. Mandej kur u përballën me gënjeshtrën e tyre, u detyruan të përgënjeshtrojnë veten, se shkollat e reja na qenkan bërë me paratë e fondacioneve të ndryshme nga jashtë, edhe jo me paratë drejtpërdrejt të Bashkisë Tiranë.
Tani ose nuk është ndërtuar asnjë shkollë e re… ose janë ndërtuar por jo me paratë e bashkisë, që edhe kjo, e thënë nga goja e tyre, është një gënjeshtër që nuk ka nevojë për tu verifikuar. Por dihet mirë se demokratët e Saliut dhe Belindit, nuk i kanë marrëdhëniet e mira me shkollat, sepse është e provuar që kandidati për Bashkinë Tiranë, z. Belind Këlliçi, ka gënjyer për përfundimin e ciklit të mesëm shkollor, për të cilin nga 5 vite në “Institutin Harry Fultz”, ka bërë vetëm 4 prej tyre, më pas për të përfunduar arsimin e lartë në SHBA. Në gjuhë tjetër mashtrimi i Këlliçit me arsimin në SHBA quhet krim federal. Nga ana tjetër, edhe ish kreu i Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha, ish-kryetari 7×7=42, i ka pasur inat shkollat, pasi gjatë mandatit të tij 4 vjeçar jo që nuk ndërtoi asnjë shkollë të re, por edhe bojën e fasadës ia kurseu atyre.
2. Një tjetër gënjeshtër publike, ku mashtruesit kronik ngulnin paturpësisht këmbë se nuk ishte vërtetë, ishte studimi i GIZ në bashkëpunim me qeverinë gjermane, ku thuhej se implementimi i transportit publik falas, nuk ishte i këshilluar për shkak të kostove të mëdha që ka projekti, që kapin shifrat mbi 90 milion euro. Edhe studimi është i logjikshëm, jo vetëm se nuk bëhet nga ekspertët e Belindit, por sepse Belindi dhe shpura e tij flasin vetëm për subvencionimin e çmimeve të biletave dhe aspak për përmirësimin e këtij shërbimi, shtimin e flotës dhe fizibilitetit të udhëtarëve të transportit publik, që sipas ekpertëve të bashkë fitojmë pritet të shtohen në numër.
Këlliçi tha se veç 16 milion eurove, do të paguaj dhe 5 milion euro në vit për përmirësimin e shërbimit, por pa asnjë plan se për çfarë do të shkojnë këto para, autobuza të rinj, shtim të flotës apo korsi të dedikuar që do të përmirësojë lëvizshmërinë e mjeteve.
Sepse nëse kemi subvencionim të biletave për 200 mijë udhëtarë të transportit publik, edhe nesër parashikohet që kjo shifër të shkoj në 300 mijë udhëtarë, a i duhet Belindit që operatorët e transportit publik të shtojnë flotën e autobusave për 100 mijë pasagjerët e rinj?
Sa është kosto e Bashkisë Tiranë për flotën e re, ka një përgjigje Belindi?
Sa është kosto për pajisjen me mjete të reja të transportit publik, a ka një përgjigje Belindi?
Nëse shtohet flota e autobusave, a ka ndonjë studim Belindi që siguron se qytetarët e Tiranës do të lënë makinat meqë ai do t’iu kursej lekët e autobusit?
Nëse Belindi do të subvencionoj me paratë e taksapaguesve të Tiranës operatorët e transportit publik, duke imagjinuar një skenar kur nuk ka rritje të nurmit të udhëtarëve pasi nuk ekziston asnjë studim që vërteton të kundërtën, a do të ndihmonte kjo në lehtësimin e trafikut në kryeqytet apo vetëm të xhepave të pronarëve të kompanive të autobuzave?
A më siguron dot Belindi se me subvencionimin e transportit publik, nuk do të bie cilësia e shërbimit, ku mjetet e transportit do të ktheheshin në fole të lypësave, endacakëve dhe hajdutëve të xhepave?
A ka një studim nga Belindi dhe ekspertët e tij, se a) subvencionimi, b) përmirësimi i shërbimit, c) shtimi i flotës me mjete të reja dhe në numër, korsia e dedikuar për mjetet e transportit publik, nuk e kap shifrën për të cilën flet qartë studimi i GIZ?
Fakt është se studimi i GIZ flet qartë, që transporti publik falas kushton shumë më shumë, se 16 milion euro që pretendon kandidati Këlliçi, që janë vetëm paratë për të subvencionuar biletat e udhëtarëve të autobuzave, e përdorur si grackë për të marrë dhjetra miliona euro të tjera nga buxheti për të realizuar në tërësi projektin. Për sa i përket studimit të GIZ nuk është imagjinat dhe ekziston në linkun mëposhtë.
Kliko linkun për të lexuar studtimin e GIZ (chrome-extension://efaidnbmnnnibpcajpcglclefindmkaj/https://www.giz.de/en/downloads/giz-2022-en-free-fares-memo.pdf)
3. Belindi dhe banda e tij e ekspertëve gënjeu dhe kur foli për nënkalimin në qendër të Tiranës, që nuk është i pamundur sipas ekpertëve por ka një kosto të jashtëzakonshme nëse do të synohet për tunel nëntokësor, ku nga punimet do të shkatërrohen totalisht linjat elektrike, por edhe krejt infrastruktura nëntokësore.
Gënjeshtra trashanike e inxhinierit urbanist të Belindit, ishte kur tha se me ndërtimin e këtij nënkalimi, udhëtarët e automjeteve që lëvizin përmes segmentit Ministria e Financave dhe Bashkisë së Tiranës do ndahen 50% që shkojnë përmes nënkalimit dhe 50% për nga hotel Plaza, a thua se ka bërë studim fizibiliteti, e nëse e ka le të na e tregoi. Po të marrim parasysh dendësinë e lëvizjes në zonë, nuk përjashtohet që 80% e automjeteve do të lëvizin përmes nënkalimit në drejtim të bulevardit të ri ose Rrugës së Kavajës, që do të sillte një trafik të jashtëzakonshëm brenda në tynelin nëntokësorë ku qytetarët do të bllokoheshin sërisht si minjtë në çark. Ky nënkalim nëntokësor nuk është një gjë e re për Tiranën dhe s’është as shpikje e Këlliçit, pasi një model i tillë është ndjekur në zonën e stadiumit “Air Albania”, ku ndodhet dhe hyrja për parkimin nëntokësor.
Përsa i përket kushteve teknike, sipas inxhinierit Arben Meçe, një nga problematikat për ta realizuar këtë, e që do të ulte shpejtësinë e lëvizjes së mjeteve veç semaforëve brenda në tynel, është pjerrësia e lëvizjes. Ai iu referua nënkalimit në zonën e “Astirit”, ku sipas tij, janë zbatuar kushtet teknike të projektimit. Meçe nënvizoi se bërja e nënkalimit në qendër të Tiranës, duke ndërtuar dy kanale, një hyrës dhe një dalës, bllokon totalisht lëvizjen e automjeteve.
Rezulton që nëse do ta bësh këtë tunel, që teknikisht është i mundur, duhet menduar që përpara se të futesh në tunel, rreth 100 metër dhe në rastin ideal, pjerrësinë e pranojmë 8%, do ulesh 6 metër, që do të thotë, nga 60-80 metër nga hyrja, do bësh këtë kanal në zemër të qytetit në drejtimin, hyrës, e njëjta gjë do të jetë edhe në drejtimin dalës./EKSKLUZIVE.AL