Zhvillimi i inteligjencës artficiale po arrin përmasa të “frikshme” ditë pas dite.
Në këtë fushë ka nisur një trend i ri, ku shumë video virale përdornin zërin e Kanye West, gjeneruar nga inteligjenca artificiale, për të parë sesi ai do këngonte këngë të ndryshme që nuk i përshtaten fare zhanrit të tij, si Lana Del Rey, për shembull.
Tani, njerëzit po e përdorin inteligjencën artificiale edhe me këngët shqiptare. Dikush vendosi zërin e Ariana Grande-s në këngën e Elvana Gjatës, “Me Ty”
Disa thonë se “tingëllon shumë më bukur se origjinali”, të tjerë mendojnë se askush s’e arrin këngën origjinale. Sidoqoftë, është shumë interesante për t’u dëgjuar.