Në emisionin “Më Lër Të Flas” mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me këngët e përzgjedhura nga partitë politike për fushatën elektorale të Zgjedhjeve.
Vëmendje ka marrë kënga e përzgjedhur nga socialistët “Vetëm Përpara”, e cila këndohet nga Petrit Vullkani. Zafina Hasani deklaroi se kënga është zgjedhur në bazë të trendeve të momentit, ndërsa shtoi se është e ngjashme me këngën “Çapaçulja”, e kënduar po ashtu nga Petrit Vullkani.
Romeo e pyeti Hasanin nëse fama e Luizit ka ndikuar në përzgjedhjen e këngës së fushatës nga PS, dhe ajo u përgjigj se po.
“Është rryma e momentit. Është si Çapaçulja. Ajo dëgjohet. Po normalisht që ka ndikuar dhe Luizi. Kjo rrymë dëgjohet”- tha ajo.