Aktorit Alec Baldwin-it i janë hequr të gjitha akuzat që rëndoni ndaj tij pasi ky i fundit qëlloi aksidentalisht dhe vrau një skenariste në xhirimet e filmit të Rust.
65-vjeçari zbuloi të enjten se dy akuzat për vrasje të pavullnetshme kundër tij për vdekjen e Halyna Hutchins në tetor 2021 kanë rënë përfundimisht.
Avokatët e tij, Luke Nikas dhe Alex Spiro, i thanë DailyMail: “Jemi të kënaqur me vendimin për të pushuar çështjen kundër Alec Baldwin dhe inkurajojmë një hetim të duhur mbi faktet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik.”