Europa League zhvilloi ndeshjet e kthimit në fazën çerekfinale. Më tej për në gjysmëfinale kanë marrë biletat Bayer Leverkusen, Sevilla, Roma dhe Juventus.
Në takimet e kthimit, Sporting Lisbone barazoi 1-1 me Juventus, teksa “Zonja” kaloi më tej falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë. Bayer Leverkusen fitoi 1-4 me Royale Union, ndërsa Sevilla mundi 3-0 Manchester United, kjo edhe falë gafës në minutat e para të Maguire.
Te Sevilla golat u shënuan nga En Nesyri (dopietë) dhe Bade. Roma dhe Feyenoord mbyllën 2-1 ndeshjen në 90 minuta dhe pas shtesës vendasit shënuan edhe dy herë për rezultatin 4-1.
Në “Estadio Jose Alvalade” në Lisbonë, Sportingu barazoi 1-1 me Juventusin. Falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë, Juvja kalon në gjysmëfinale dhe gjen Sevillan. Ndeshja u hap nga goli i Rabiot në minutën e nëntë, teksa barazoi Eduards në minutën e 20-të nga pika e bardhë e penalltisë, pas gabimit të Rabiot.
Europa League – Ndeshjet gjysmëfinale:
Ndeshjet e para 11 maj, ndeshjet e kthimit 18 maj
Juventus – Sevilla
Leverkusen – Roma