Gazetarja Dasara Karaiskaj rrëfeu arsyen e divorcit nga ish-bashkëshorti i saj italian. Në një intervistë televizive, pranoi se është tradhtuar nga ish-partneri i saj, me të cilin ka një vajzë.
“Le ta themi këtu dhe le të shpërthejnë portalet, mua bashkëshorti më la për një vajzë 9-10 vjet më të re se mua kështu që në realitetin në të cilin jetoj unë, këto gjëra ndodhin dhe më kanë kushtuar martesën”, tha Karaiskaj.
Karaiskaj shtoi se vajza me të cilën e ka tradhtuar partneri mund të jetë më e re, por sipas saj “kjo nuk përjashton faktin që ka bërë gjithsesi një gomarllëk ai”.
Ndërsa sa i përket faktit nëse partneri do ia rrëfente tradhtinë dhe do i kërkonte falje, ajo u shpreh se do të ruante familjen.
“Po sigurisht, ai është babai i fëmijës tim, si e diskuton? Po patjetër, do ruaja familjen”, tha Karaiskaj.