osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dalin për herë të parë në dritë faktet tronditëse për çiftin Meta-Kryemadhi: Nga biznesi i vizave te prona modeste mbi të cilën justifikojnë pasuri miliona euro! Kreu i PL “Kalë Troje” i Berishës në PS

Dalin për herë të parë në dritë faktet tronditëse për çiftin Meta-Kryemadhi: Nga biznesi i vizave te prona modeste mbi të cilën justifikojnë pasuri miliona euro! Kreu i PL “Kalë Troje” i Berishës në PS

Nuk kanë fund çudirat për çiftin Meta-Kryemadhi. Çdo ditë që kalon dalin në dritë faktet tronditëse që implikojnë deputeten e Partisë së Lirisë dhe ish-presidentin në afera korruptive dhe kriminale, madje dhe në skandale politike e diplomatike.

Dje emisioni “INSIDE STORY” në “Top Channel” i ka kushtuar një emision të plotë rrugëtimit politik dhe pasurimit me hapa “Kanguri” të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke nisur përfshirja në Partinë Socialiste, tek katapultimi në krye të qeverisë. Ajo që bie në sy është fakti se ata kanë bërë biznes me viza, ndërsa sot që flasim kanë pasuri miliona euro, teksa mes të tjerash kreu i PL akuzohet se ka qenë “Kal Troje” i Berishës në PS. Më poshtë gazeta “SOT” po sjelle për lexuesit, episode nga emisioni “INSIDE STORY” në “Top Channel”, i cili zbulon aferat dhe diskrediton publikisht Metën dhe Kryemadhin.

“Biznesi i vizave”, dëshmitë në “INSIDE STORY”

Në vitin 1995, Monika Kryemadhi zgjidhet kryetare e FRESSH për Tiranën. Interesant ishte fakti që Komisionin Zgjedhor e drejtonte partneri i saj, Ilir Meta. Po atë vit, Meta u zgjodh kryetar i FRESSH. Kryetare e Komisionit zgjedhor ironikisht ishte Monika Kryemadhi. Fushata ishte agresive. Në fund, të gjithë ata që mendonin ndryshe, u mënjanuan pasi Ilir Meta mori drejtimin e FRESSH. “Është futur temperamenti i tij për karrierë, arrivizmi, natyrisht i justifikueshëm për karrierë në #politikë. Po bërë karrierë do përdorësh edhe brryla. pati përplasje mes tij e Majkos kush do drejtonte forumin, gjetën një të mesme, e ndanë, pastaj herë Pandi e herë Meta”, u shpreh ish deputeti Braho.

Në vitin 1995, Monika Kryemadhi u zgjodh zëvendëspresidente e Internacionales Rinore Socialiste. Partneri i saj Meta ishte sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste. Ata fituan pushtet të madh brenda partisë për raportet që kishin me ndërkombëtarët. Madje, favoret që bënin duke u siguruar viza të rinjve të FRESSH, ishin metoda që i fuqizoi duke shtrirë ndikim. Shpesh organizoheshin delegacione me të rinj që udhëtonin në Perëndim. Disa prej tyre, nuk ktheheshin pas. “Më shumë është parë si ndofta një tip biznesi”, u shpreh deputeti Koçi.

Pasuria e çiftit Meta-Kryemadhi, sipas “INSIDE STORY”

Në vitin 2003, Meta ka deklaruar një banesë të përfituar nga privatizimi si dhe një banesë me verandë në Golem, 327 metra katror. Ai kishte marrë një hua 60 mijë dollarë nga Banka Italo Shqiptare për blerjen. I njëjti deklarim ka vazhduar deri në 2006, kur çifti deklaron se e ka shitur shtëpinë në Golem 300 mijë euro. Monika Kryemadhi në 26 mars të 2007 ka blerë 500 metra katror tokë arë dhe 200 metra truall në vlerën e 5 milionë lekëve në rrugën Teodor Keko në Tiranë. Edhe pse pjesa dërrmuese ishte tokë arë ku nuk lejohet ndërtimi, çuditërisht firmoset një kontratë sipërmarrje me kompaninë AgiKons për ndërtimin e një pallati.

Kryemadhi përfitonte plot 35 % të sipërfaqes së ndërtimit prej 1900 metra katrorë për kat. Pak a shumë, ajo përfitonte 1/3 e sipërfaqes, një koefiçent mjaft i lartë në krahasim me kontrata të tilla të zakonshme. Pra, me 5 milionë lekë të investuara për tokën, pasuria e familjes Meta-Kryemadhi kapte vlerë miliona euro. Në vitin 2010 familja Meta ka blerë një apartament banimi 200 metra katror, me adresë “rruga Brigada VIII” me vlerë 400 mijë euro. Nga kjo shumë, 200 mijë janë marrë kredi dhe 200 janë nga paratë që kanë deklaruar më parë.

Në vitin 2010 ata kanë siguruar një vile me 2 kate me sipërfaqe 317 metra katror te Gjiri i Lalzit. Fjala është për vilën luksoze që shihni. Ai është fqinj me aleatin e vjetër Sali Berisha. Sipas deklarimit, për vilën është bërë një këmbim mes Kryemadhit dhe shoqërisë “Lura” me 300 metra katror ambiente tregtare në Pallatin në Tiranë.

Afera “CEZ-DIA”, sipas “INSIDE STORY”

Një video e bashkëshortes së Kastriot Ismailajt, Vojsava, e publikuar në vitin 2017 por që ishte xhiruar në vitin 2016 nga gazetari Fatos Mahmutaj, fliste për përfshirjen e rangjeve të larta të politikës. Ajo përmend me emër Ilir Metën. Avokatët e të dy palëve kishin filluar të paraqisnin gjithmonë e më shumë detaje, pranë Gjykatë së Arbitrazhit dhe patjetër që kjo duhej ndaluar pasi përfshiheshin emra të pushtetshëm.

Mund të përmend Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta si të interesuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që zhurma rreth të ashtëquajtur afera e CEZ duhej të shuhej. Kjo e lidhur me aktivitetin e tij si Ministër i Jashtë?m dhe Ekonomisë. “E?shtë një video që provon kryekëput lidhjen e Ismailajt me Metën, si mik shtëpie, biznesi, presionet që Meta i ka bërë Ismailajt që tu kërkojë para cekëve në lidhje me vendimin e ERE nr 97/ 7 dhjetor 2010, ku u ul çmimi i shitjes së energjisë? nga 2, 03 lekë në 1,4 lekë për kwh, duke i sjellë një dëm sipas përllogaritjes sime, me rezerva, min 30 mln euro në vit.

Meta ka kërkuar min 10 mln euro për këtë ndërhyrje që ai ka bërë në dëm të shtetit”- u shpreh juristi OSHEE, Romeo Karaj. Vojsava Ismailaj u largua nga Shqipëria aso kohe. Ajo ka shprehur frikë dhe pasiguri ndaj u largua nga vendi. Bashkëshorti i saj Kastriot Ismailaj është sot në burg duke vuajtur dënimin. “Në dijeninë? time dhe ai ka qenë në presion, e kam thënë si me të qeshur por unë jam i sigurtë që nga frika e helmimit ai është ushqyer për shumë kohë vetëm me vezë të ziera”, tha juristi Romeo Karaj.

Raportet Meta-Berisha

“Tashmë është e qartë që ai ka qenë i lidhur me Berishën qysh në ato vite, dhe lufta e tij brenda në PS, dukej shpesh e sinkronizuar me presionin që ushtronte Berisha mbi PS dhe kryesisht mbi figurën e Nanos”, tha deputeti i PS-së Petro Koçi. “Lidhja e Metës me Gazideden është edhe në saj të Monikës, ajo faktikisht kishte lidhje që në fillimet e saj jo se ishin nga një anë dhe kanë të bëjnë diçka nga Dibra, Gazidede ndikoi shumë që të ngrihej në politikë Monika”, u shpreh avokati Idajet Beqiri.

“Në atë periudhë nuk gjykoj që Ilir Meta ka qenë kal troje”, tha ish deputeti Braho. Me gjithë se dukej sikur ishte kundër Berishës në fakt Berisha e kontrollonte Metën, aty ishte gjithë ajo që me një gur u vranë dy zogj. Meta e bëri punën që e shoi protestën nga mënyra si veproi e shoi. Nga ana tjetër fitoi shumë se Saliu e çoi me idenë të forconte pozitat e tij duke menduar se po persekutohej, po i hiqej imuniteti dhe mund të vinte në burg”, u shpreh avokat Beqiri.

Vjedhja e “Floririt të Krrabës”

Si kryeministër, Ilir Meta u akuzua nga kryetari i Partisë Demokratike për grabitjen e thesarit të shtetit në Kërrabë. Gjithsej, ishin zhdukur 280 kilogramë flori. Berisha, i drejtohej Metës me epitetin “Ilir Floriri”. Sot, ky i fundit i ka harruar ato akuza. Inventari u bë në 7 Prill të vitit 2000, plot 3 vite më vonë nga momentet kur mendohej se ishte bërë grabitja. Këtu, është hija më e fortë e dyshimit. “Ai me ça ka thënë vet e provon që ishte vjedhur floriri por shmangte veten, nuk shmangte dot ama pse nuk kishte bërë inventarin që u bë në Prill 2000 dhe nuk e bëri që kur erdhi Kryeministër”, u shpreh avokat Idajet Beqiri.

Avokati Idajet Beqiri, njëherësh kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar ka bërë një padi në SPAK për këtë çështje. Në dosje, ai përmend me emra konkretë dy persona që sipas tij kanë transportuar arkat me flori. Në mënyrë të mistershme, ai thotë se ata janë ndarë nga jeta mjaft të rinj. “Dëshmitarë të tjerë, një është në Durrës, dëshmitare femër, që e shet edhe sot, mundesh të vesh nëse do jetë serioz SPAK, ia kam dhënë emër mbiemër ku shitet sot floriri Krrabës,. në Pragë Ceki, 3 dyqane, i kam dhënë emër mbiemër kush shet floririn e Krrabës në Selanik”, tha avokat Idajet Beqiri. Ajo çështje, mbeti përherë në nivele të akuzave politike. Padia penale që bëri shumë vite më vonë avokati Beqiri u pushua nga SPAK./Rigels Seliman