Një zhvillimi papritur ka ndodhur dje në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, pasi Partia e Lirisë ka kërkuar që në fletën e votimit të vendoset emri i Sali Berishës.
Ilirian Celibashi pak ditë më parë vendosi që të mos përfshihej emri i kryetarit, por për Partinë Demokratike zyrtare duhet emri i Ilir Metës. PL kërkoi që emri të mos përfshihej fare, por dje ka ndërruar mendje dhe kërkon që si drejtues koalicioni të jetë emri i Berishës. Vetë përfaqësuesit e Partisë së Lirisë janë shprehur se ata kanë marrë mendimin e të gjitha partive të koalicionit dhe ka dakordësi që emri në flet të jetë ai i Sali Berishës.
Ndërkohë vetë anëtarët e KAS i vunë në pah faktin se komisioneri kërkoi në mbledhjen e pak ditëve më parë që të vihet në fletën e votimit emri i njërit prej kryetarëve të partive që përbëjnë koalicionin. Vetë Ilir Rusmali pyeti nëse Berisha figuron si kryetar në një prej këtyre partive. “Është drejtues në këtë tre parti?
Është anëtar i forumeve në këto 3 parti?”, pyeti Rusmali. Kjo solli dhe debate në sallë pasi përfaqësuesi i Partisë së Lirisë i kujtoi faktin që ka qenë ministër i Berishës. “Jeni në dijeni të faktit që Komisioneri Publik ka ndalur regjistrimin e Sali Berishës në zgjedhje? Keni marr pëlqimin e deputeti Sali Berisha kur keni bërë këtë kërkesë”, deklaroi Rusmali.
JA DEBATET
Ilir Rusmajli: Me cilën nga partitë e koalicionit ka lidhje Sali Berisha
Përfaqësuesit e koalicionit: Në raport me të gjitha partitë, është lideri historik i PD.
Ilir Rusmajli: Është kryetari i ndonjë partie.
Përfaqësuesit e koalicionit: Drejtojuni Gjykatës.
Ilir Rusmajli: Është deputet.
Përfaqësuesit e koalicionit: Jo është i pavarur.
Ilir Rusmajli: Është anëtarë i forumeve drejtuese.
Përfaqësuesit e koalicionit: Berisha ka qenë kryeministër, kur ti ka qenë zëvendës i tij.
Ilir Rusmajli: Na intereson momenti aktual. A është apo jo kryetar i ndonjë partie?
Përfaqësuesit e koalicionit: Nuk e kërkon ligji.
Ilir Rusmajli: Keni marrë pëlqimin e deputetit Sali Berisha kur keni bërë këtë njoftim?
Përfaqësuesit e koalicionit: Është bërë nga Endrit Braimllari. Marrëdhëniet me KQZ, përfaqësohen nga Partia e Lirisë si parti udhëheqëse.
Ilir Rusmajli: Parti udhëheqëse? Ku është shkruar?
Përfaqësuesit e koalicionit: Në marrëveshje.
Ilir Rusmajli: Është pra e shkruar në marrëveshje.
Përfaqësuesit e koalicionit: Është detyrim ligjor.
Ilir Rusmajli: Duhet të jemi të qartë. Fakti që politikisht koalicioni udhëhiqet nga Berisha është publike, por po flasim për raportin juridik. U trembëm dhe thamë mos është mbledhur forumi është shkarkuar Ilir Meta dhe është vendosur Sali Berisha. E eliminojmë, se raport juridik me Berishës dhe Partisë së Lirisë nuk ka.
Përfaqësuesit e koalicionit: Fakti që trembeni, do të thotë se keni trauma nga marrëdhënia juaj e dikurshme me Sali Berishën.
Bardhi: Celibashit, i shantazhuar dhe i nënshtruar te pengmarrësi
Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike zyrtare, Gazment Bardhi ka reaguar dje në rrjetet sociale për vendimin e KAS që të vendosë emrin e Ilir Metës në fletën e votimit. Sipas Bardhi u rrëzua shkelja e Celibashin, për të cilin thotë se është i shantazhueshëm dhe bën gjithçka që t’i nënshtrohet pengmarrësit.
“Tentativa e Ilirjan Celibashit për të fshehur në fletën e votimit faktin se me votat e demokratëve po synohet të fuqizohet Ilir Metaj u rrëzua si antiligjore nga KAS. Kjo është një tjetër shkelje nga Kreu i KQZ, ku u faktua se një njëri i shantazhueshëm është gati të bëjë akte prej kamikazi vetëm që ti nënshtrohet pengmarrësit të tij. Keqardhje sesi hallet i shndërrojnë profesionistët në kamikazë të së keqes!”, shkroi Bardhi.