osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mashtronin të huajt me bursa, dy të arrestuar në Tiranë, në pranga edhe “miku” në Polici

Mashtronin të huajt me bursa, dy të arrestuar në Tiranë, në pranga edhe “miku” në Polici

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Last Call” në kuadër të të cilit ka arrestuar 3 persona, dy prej të cilëve punonjës të një call center-i dhe një tjetër se kishte mashtruar dy të parët duke i thënë se do t’i mbronte nga Policia.

Si rezultat i këtij operacioni arrestuan në flagrancë shtetasit: Eduart Spasari, 34 vjeç, Fatmir Qershori, 23 vjeç, dhe Mariglen Karaj, 32 vjeç, të tre banues në Tiranë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, rezultonte se shtetasit E. S., F. Q. dhe E. R., ishin të punësuar në një subjekt call center dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi M. K., me anë të mashtrimit për përfitime monetare, iu kishte premtuar 2 të arrestuarve, se do t’i mbronte nga Policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: njësi kompjuterike, USB, aparate celulare, blloqe me shënime me të dhënat e shtetasve të mashtruar, si dhe shuma të ndryshme monetare të përfituara nga mashtrimet. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.