osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha e akuzoi për vrasjen e Ardian Nikulajt, reagon Pjerin Ndreu: I ke duart me gjak, boll tentove të përfitosh politikisht

Berisha e akuzoi për vrasjen e Ardian Nikulajt, reagon Pjerin Ndreu: I ke duart me gjak, boll tentove të përfitosh politikisht

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar dje pas akuzave që ish-kryeministri Sali Berisha hodhi kundrejt tij për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Ndreu shkruan se Sali Berisha i ka duart me gjak dhe kërkon të përfitojë politikisht nga një ngjarje tragjike.

“Që politika e Sali Berishës është me gjak, kjo dihet tashmë, por që të shkojë deri në këtë pikë s’më kishte shku mendja! Të sugjeruar nga politika lokale opozitare që do të përfitojë politikisht në kurrizin e një ngjarje tragjike, morali ka prekë fundin!

Ndjej neveri për këto fundërrina që prodhojnë këto lajme palaçosh, me argument të pavërteta dhe me deduksione kriminale vetëm për një grusht vota! Kaq për këto faqezinj!”, shkruan Ndreu.

Kujtojmë se dje ish-kryeministri Berisha është shprehur në rrjetet sociale se ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj ndodhi pasi viktima kishte bërë të qartë publikisht se ai ishte kundër kandidaturës së Rilindjes, Pjerin Ndreu për bashkinë Lezhë, duke dalë kështu haptazi kundër aleancës Rama-Doshi dhe linjës zyrtare të partisë së tij.

“Skuadra e pushkatimit nën mbrojtjen e qeverisë kryen ekzekutimin e radhës! Rendi në duart e krimit! Të dashur miq, sot ditën për drekë u ekzekutua në lokalin e tij biznesmeni dhe eksponenti i PSD-së, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 dhe kandidat për këshilltar në këto zgjedhje, Ardian Nikulaj.

Ky Krim i shëmtuar ndodh tre ditë pasi Edi Rama hapi fushatën në Lezhë dhe pasi viktima, i ndjeri Nikulaj, kishte bërë të qartë publikisht se ai ishte kundër kandidaturës së Rilindjes, Pjerin Ndreu, duke dalë kështu haptazi kundër aleancës Rama-Doshi dhe linjës zyrtare të partisë së tij.

Ndërkohë mësohet se ditët e fundit ai ka marrë kërcënime të përsëritura nga mjedisi banditesk i kriminelëve elektoral Manja-Ndreu, drejtues (kapobanda) kryesore të Rilindjes për Qarkun e Lezhës.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, PD dënon me ashpërsinë më të madhe ekzekutimin e politikanit lokal dhe biznesmenit Ardian Nikulaj si një akt të shëmtuar kriminal në fushatë elektorale dhe me sfond politik nga falangat e krimit të lidhura direkt me qeverinë”, shkruan Berisha.