osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga vitet e para në PS e deri tek raporti me Berishën: Zbulohen informacionet sekrete të Ilir Metës dhe Kryemadhit

Nga vitet e para në PS e deri tek raporti me Berishën: Zbulohen informacionet sekrete të Ilir Metës dhe Kryemadhit

“Meta dhe Kryemadhi kanë hyrë në PS me krijimin e FRESSH në Janar ’91 u përfshinë me protagonizëm në atë strukturë për të cilën PS kishte nevojë se ishte nën presion për tu transformuar”, u shpreh deputeti i Ps-së, Petro Koçi.

“Një rol të veçantë në afrimin e tyre kishte Musa Ulqini, e ndonjë shok tjetër pasi u dha orientim atëherë të afrojmë të rinjtë, se kontigjenti ish komunistëve ishte i pranishëm, vecanërisht mosha mesatare dhe e vjetër”, tha ish deputeti Spartak Braho.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, u futën nga rrugë të ndryshme në politikë. Me ambiciet që kishin, arritën të imponohen në pozicione drejtuese partiake. Rrugës, u dashuruan, u bashkuan dhe krijuan binomin politik që të gjithë njohim.

Rruga politike e Ilir Metës nisi qysh në lëvizjen e dhjetorit të vitit 1990. Edhe pse nuk ishte ndër të dalluarit, sa herë bie rasti ai kujdeset ta theksojë angazhimin e orëve të para. Ai doli në pah për ambiciet e forta.

“Ramiz Alia në atë kohë luajti me këta, ai arriti të afrojë në lëvizje edhe studentë që ishin faktikisht bashkëpuntorë të sigurimit. Një nga këta ka qenë Ilir Meta, por Meta u afrua dhe ishte pjesë e PD në atë kohë dhe ishte panifikuar të ishte në PD bashkë me Majkon dhe ata ishin me Berishën edhe kur u bë greva e studentëve”, u shpreh avokati Idajet Beqiri.

“Di të them vetëm kaq që Meta nuk ka qenë asnjëherë bashkëpuntorë i sigurimit, Për shumë rrethana arsye, pirueta të tjera edhe mund të ekzistojnë”, tha ish deputeti Braho.

Monika Kryemadhi, ishte një gjimnaziste energjike që u dallua mes themeluesve të Forumit Rinor Eurosocialist në vitin 1991. Në Shkurt të vitit 1992 ajo u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e FRESSH me mbështetjen e fortë të Pandeli Majkos. Por, miqësia mes tyre do të zbehej shpejt. Një yll në ngjitje po afrohej në forumet drejtuese të FRESSH. Ishte deputeti 23-vjeçar i Skraparit Ilir Meta. Shumë nga aktivistët e të majtës të orëve të para, e kanë parë me dyshim rolin e tij qysh në hapat e parë të politikës.

“Tashmë është e qartë që ai ka qenë i lidhur me Berishën qysh në ato vite, dhe lufta e tij brenda në PS, dukej shpesh e sinkronizuar me presionin që ushtronte Berisha mbi PS dhe kryesisht mbi figurën e Nanos”, tha deputeti i Ps-së Petro Koçi.

“Lidhja e Metës me Gazideden është edhe në saj të Monikës, ajo faktikisht kishte lidhje që në fillimet e saj jo se ishin nga një anë dhe kanë të bëjnë dicka nga Dibra, Gazidede ndikoi shumë që të ngrihej në politikë Monika”, u shpreh avokati Idajet Beqiri.

“Në atë periudhë nuk gjykoj që Ilir Meta ka qenë kal troje”, tha ish deputeti Braho.

Në vitin 1992, Metës iu hoq imuniteti dhe rrezikonte të burgosej. Gjithçka lidhej me agravimin në episode dhune të një proteste në Poliçan. Ai u vu nën akuzë si organizator i tubimit që rrezikonte destabilizimin e vendit. Jo vetëm që e kaloi vështirësinë, por Meta doli i dalluar si opozitar.

“Ka qenë një moment shumë i rëndësishëm kur u ndalua nga policia pas një greve në Polican, aty me sa duket fillon edhe një lloj historie dyshim dhe pikëpyetjesh mbi integritetin moral të tij në kuptimin e besueshmërisë apo besnikërisë ndaj partisë ku ai po bënte karrierë”, tha deputeti Koçi.

“Me gjithë se dukej sikur ishte kundër Berishës në fakt Berisha e kontrollonte Metën, aty ishte gjithë ajo që me një gur u vranë dy zogj. Meta e bëri punën që e shoi protestën nga mënyra si veproi e shoi. Nga ana tjetër fitoi shumë se Saliu e çoi me idenë të forconte pozitat e tij duke menduar se po persekuptuhej, po i hiqej imuniteti dhe mund të vinte në burg”, u shpreh avokat Beqiri.

“Cdo gjë duhet bazuar në prova e fakte, ende nuk kanë dalë prova dhe fakte të cilat bëhet fjalë për një deal mes pushtetit të Berishës dhe Metës si një nga drejtuesit e rinj të PS në FRESSH, por të tilla provokime PS ka pasur vazhdimisht”, tha ish deputeti Braho.