osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Më duhen 200 mijë patjetër”, zbulohen lidhjet sekrete të Ilir Metës me juristin e OSHEE

“Më duhen 200 mijë patjetër”, zbulohen lidhjet sekrete të Ilir Metës me juristin e OSHEE

Gjatë mandatit bashkëqeverisës me Edi Ramën, emri i Ilir Metës u rishfaq në një tjetër histori korruptive ku dyshohej se ishte implikuar, çështja CEZ-DIA. Për këtë aferë, sot vuan dënimin prapa hekurave Kastriot Ismailaj, njohje e afërt e Ilir Metës.

Në 1 Shtator të vitit 2010, kompania e drejtuar nga Ismailaj “DIA”, lidh kontratë me cekët e CEZ për mbledhjen e borxheve të prapambetura të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Në dëshminë e dhënë nga ish-drejtori i bordit të CEZ, Josef Hejsek, Ilir Meta kishte rekomanduar Kastriot Ismailajn si njeriun e tij të besuar që duhej t’i jepej kontrata.

“Referuar të gjitha investigimeve të mia por edhe dëshmisë së ish drejtuesit të CEZ Jozef Hesek, Ilir Meta ka qenë pikërisht njeriu që e ka propozuar Kastriot Ismailin, njeriun e qeverisë shqiptare, të afërt, konfident me të dhe me ish KM Berisha, në qarqet ekonomike dhe politike të vendit, dhe njeriun e duhur për tu marrë me mbeldhjen e debive të vjetra të trashëguara që nga koha kur nuk ishte ndarë akoma KESH nga OSSH dhe KESH dhe që kapnin shumën 460 milionë dollarëve”- tha juristi Romeo Karaj.

Gjykata e Tiranës në vitin 2017 dënoi Kastriot Ismailajn me 11 vite burg për skemë mashtruese. Në vendim urdhërohej që shumat financiare prej afro 5 milionë euro të sekuestruara në llogaritë bankare të Ismailajt, të konfiskohen. Qeveria e drejtuar nga Sali Berisha, para se të dilte në opozitë përzuri çekët e CEZ dhe çështja shkoi në Arbitrazh.

Atje, u arrit një marrëveshje me qeverinë e re të Edi Ramës që pagoi një faturë prej 95 milionë euro. Fatura ishte lëvizje për të shmangur një humbje disa qindra milionë euro siç u argumentua në atë kohë. Gjatë procesit të Abritrazhit në Vjenë dilnin në dritë dëshmi që implikonin Ilir Metën, dëshmi që rrodhën në mediat austriake.

“Kjo duket qartë në dëshminë e Jozef Hesekut, dhënë avokatëve tanë në procesin e Arbitrazhit të Viennës, dhe në pikën 8 të tij ai e thotë që ish-ambasadori Tepshi i cili ishte një njeri i afërt gjithashtu me Metën, një person i cili është marrë gjatë me procesin e privatizimit, që në kohën që ka qenë ambassador, dhe me procese të tjera ekonomike, dhe të investimit të CEZ në Shqipëri, e ka prezantuar dhe më përpara dhe personalisht Ismailin si njeriun e afërt të Ilir Metës dhe Berishës”– u shpreh juristi i OSHEE, Romeo Karaj.

Një video e bashkëshortes së Kastriot Ismailajt, Vojsava, e publikuar në vitin 2017 por që ishte xhiruar në vitin 2016 nga gazetari Fatos Mahmutaj, fliste për përfshirjen e rangjeve të larta të politikës. Ajo përmend me emër Ilir Metën.

Avokatët e të dy palëve kishin filluar të paraqisnin gjithmonë e më shumë detaje, pranë Gjykatë së Arbitrazhit dhe patjetër që kjo duhej ndaluar pasi përfshiheshin emra të pushtetshëm. Mund të përmend Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta si të interesuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që zhurma rreth të ashtëquajtur afera e CEZ duhej të shuhej. Kjo e lidhur me aktivitetin e tij si Ministër i Jashtëm dhe Ekonomisë.

“E?shtë një video që provon kryekëput lidhjen e Ismailajt me Metën, si mik shtëpie, biznesi, presionet që Meta i ka bërë Ismailajt që tu kërkojë para cekëve në lidhje me vendimin e ERE nr 97/ 7 dhjetor 2010, ku u ul cmimi i shitjes së energjisë nga 2, 03 lekë në 1,4 lekë për këh, duke i sjellë një dëm sipas përllogaritjes sime, me rezerva, min 30 mln euro në vit. Meta ka kërkuar min 10 mln euro për këtë ndërhyrje që ai ka bërë në dëm të shtetit”- u shpreh juristi OSHEE, Romeo Karaj.

Vojsava Ismailaj u largua nga Shqipëria aso kohe. Ajo ka shprehur frikë dhe pasiguri ndaj u largua nga vendi. Bashkëshorti i saj Kastriot Ismailaj është sot në burg duke vuajtur dënimin.

“Në dijeninë time dhe ai ka qenë në presion, e kam thënë si me të qeshur por unë jam i sigurtë që nga frika e helmimit ai është ushqyer për shumë kohë vetëm me vezë të ziera”, tha juristi Romeo Karaj.

Çështja CEZ-DIA tronditi fort edhe njëherë Ilir Metën, njëjtë si video-përgjimi me Dritan Priftin. Të dhënat që dilnin në publik aso kohe nga procesi në Vjenë ftohën marrëdhëniet mes tij dhe Edi Ramës. Meta nisi të humbasë qetësinë duke bërë kërcënime, që fshinin dyshimet se aleati po e fuste në kurth për çështjen korruptive CEZ-DIA. Në fakt, pas një takimi mes tyre, akujt u shkrinë. Duket se kryeministri i provoi se nuk kishte asnjë dijeni për ato që publikoheshin.