Në përpjekje për të shfaqur një personazh ndryshe, përtej politikës, Kryemadhi, e shndërorn një program televiziv në shfaqje të jetës së luksit.
Në këtë dokumentar, tregohej në detaje shtëpia super-luksoze e familjes Meta në Gjirin e Lalzit.
Siç deklaronte Kryemadhi në intervistë, edhe macja kishte tualetin e saj të veçantë nga 11 që ishin gjithsej. Materiali i kthyer në bumerang u zhduk me shpejtësi nga Youtube.
“Të dy vinin nga shtresa të varfra, me sa duket jo përherë duke qenë i varfër je i ndershëm ose stë pëlqen leku. Mos u hyri në qejf leku koha do tregojë se jetojnë jetë luksoze, mbase i kanë të justifikuara shpenzimet që kanë bërë, por përgojohen”, tha ish deputeti Braho.
Shfaqja me pompozitet e luksit të familjes ra në sy edhe në 24 mars të vitit 2014 kur Ilir Meta festoi 45 vjetorin e tij të lindjes në Gjirin e Lalzit ku kishte të ftuar rreth 600 persona.
Me rikthimin në Kuvend, Monika Kryemadhi u kujdes të pëmirësonte CV e saj me tituj shkencorë. Në vitin 2015, ish studentja e Bio-Kimisë, fiton gradën “Doktor Shkencash” me tezën “Analiza e Sistemit të Sigurimeve Shoqërore në këndëvështrimin ekonomik dhe juridik”.
Investigimi i thelluar i studiuesit Taulant Muka, zbuloi se teza e Kryemadhit ishte plagjiaturë thuajse e plotë. Ky do të ishte shkak që Kryemadhi të ironozohej nga kundërshtarët politik dhe shpesh të bëhej meme.