Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’ një video ku shfaqet një grup fëmijësh që kërcen pogonishten me rastin e 1 qershorit.
Në një moment mes tyre ka hyrë edhe kreu i drejtorisë Arsimore në Berat, Selman Hodaj.
Ish-kryeministri thotë se ata janë “fatosat e Enverit me shami të kuqe”, edhe pse vogëlushët mbajnë fjongo portokalli.
“Rikthehen fatosat e Enverit!
Drejtori i drejtorise arsimore te Beratit feston 1 qershorin me fatosat e Enverit me shami te kuqe ne qafe! Shikoni videon e qytetarit dixhital! Sb”, shkruan Berisha i cili publikon imazhin e të miturve pa u kujdesur për identitetin e tyre.