Në shtëpinë e “Big Brother VIP 2” ka pasur debate të forta menjëherë pas përfundimit të spektaklit të kaluar. Një nga diskutimet më të ashpra ishte edhe ajo e Efi Dhedhes me Kiara Titon.
Kjo e fundit i është drejtuar duke i thënë se është shumë e zhgënjyer nga ajo dhe i ka kërkuar që nervat që ka me Luiz Ejllin, të mos ia shkarkojë asaj.
Nga ana tjetër Efi iu përgjigj që e ka falur dhe toleruar njëherë dhe nuk do të bëjë për së dyti, duke e quajtur dhe mashtruese.
Pas debatit, Kiara është larguar dhe është përlotur duke i rrëfyer Luizit se nuk mundet të vazhdojë më këtë lojë. Ky i fundit është shprehur se nëse Kiara do, e bën Efin që të marrë valixhet dhe të largohet nga shtëpia.
“Nëse ti do që unë me e bo atë vajzë me marr valixhet e me dal, nëse do ta marr hakun unë ta marr por ti nuk shkon në finale.
Unë dua të marr hakun e këtyre lotëve s’më intereson gjë tjetër. Nëse ti do të marr hakun ta marr shumë thjeshtë që sonte.
Nëse ti do të shkosh në finale, bëj ballë gjithë shtëpisë që e kundër”, tha Luizi, duke shtuar se nuk e bën këtë gjë duke qarë.
Luizi i tha se ‘ata nuk i meritojnë lotët e tu’.