Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Euronews Albania komentoi mes të tjerave edhe takimin e shefes së misionit të vëzhguesve të ODIHR-it me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Avokati u shpreh se Audrey Glover, ka ardhur në Shqipëri si një arbitër për zgjedhjet, e duke qenë në këtë pozicion ajo nuk mund të mos takojë një nga pretendentët më të fortë të këtyre zgjedhjeve.
“Ajo nuk është person politik, është arbitër. Ajo merret me arbitrimin. Ajo ka ardhur si përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në monitorimin zgjedhjeve. Do bënte gabim të mos e thërriste. Çfarë qëndrimi politik do mbante ajo duke treguar që është e paanshme në zgjedhje.
Një anglosaksion nuk e bën këtë, ajo ka ardhur në zgjedhje si arbitër, do japi mendimin për vlefshmërinë e zgjedhjeve ajo. Ajo do thotë nëse zgjedhjet janë të lira apo jo. Si të mos e takojë një nga pretendentët e fortë të zgjedhjeve? Po të mos e takonte do bënte gabim, por këtë gabim nuk e bëjnë”,-tha Spartak Ngjela.