Napoli nuk ia doli të bëjë përmbysjen e madhe përballë Milanit teksa u s’kualifikua nga Champions League pas barazimit 1-1. Osimhen arriti të shënonte në minutën e 93’ por ishte shumë vonë dhe Milani avancon më tej në gjysmëfinale.
Mirëpo, poleikat kanë qenë të mëdha në këtë duel, penalltia e Giroud dhe ndërhyrja e Leaos ndaj Lozanos. Për këtë të fundit, është vetë një ikonë e kuqezinjve që tregohet realist nga ana e tij dhe shpreh mendimin se duhej dhënë penallti për Napolin.
Billy Costacurta, ish-kapiteni dhe një mjeshtër për këto situata pasi në të shkuarën ka qenë një ndër mbrojtësit më të mirë, prezent në studion e Sky Sports ka thënë: “Leao shkon fillimisht te këmba e Lozanos dhe pastaj te topi. Kji ishte penallti.”