osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha i “braktisur”… një skenar i stisur, por i pa bitisur

Berisha i “braktisur”… një skenar i stisur, por i pa bitisur

Tam-tamet e eventit të organizuar nga koalicioni Meta-Berisha në stadiumin Air Albania akoma nuk kanë pushuar. Daullet jo se jo. Ca u bien fort për madhështinë e testimit, e kundërshtarët e tyre për madhështinë e dështimit.

Në fakt të dyja palët gënjejnë, jo ata që kanë sy e vesh, vëzhguesit dhe testuesit diplomatik, por veten dhe turmat që gjenden gjithmonë pas berihajt, nga koha e lirë që u ka dhënë papunësia.

Jo se nuk ka punë, por nuk kanë as profesion dhe as shkollim për të konkurruar në tregje të etura dhe të vetmen ëndërr që kanë… të ikin sa më shpejt atje, ku mund të pasurohesh po aq shpejt, në tregun e trafiqeve.

Ndaj kohën e lirë, 24 orë, e shfrytëzojnë për tu gënjyer nga mashtruesit e parajsës politike. Por që të flejnë të qetë të dyja turmat dhe të mos gëlltisin çorbën e prishur të politiqenëve, po ju sqrojmë gënjeshtrën iluzive që është vënë në skenë: Asgjë s’ka ndodhur dhe asgjë nuk ka ndryshuar dhe tepër vështirë që ta gëlltisë ndokush entuziasmin fals të sharlatanve te politikës.

1- Mitingu në stadium ishte dështim spektakolar nga masiviteti, duke menduar se stadiumi ka një kapacitet prej 22500 vendesh dhe duke pranuar se kishte shumë vende bosh e vërteta është se në total pjesëmarrja nuk e kalonte 15000 vetë.

E në qoftë mbushur plot e përplot, 61 kandidatët që preformuan si të ishin model të një sfilate mode në Paris, i bie të kenë patur me vete 370 simpatizantë, që sigurisht mund t’i gjejnë kudo nga rrethi farefisnor, krushqia dhe shok e miq. A mundet qe 370 votues të zgjedhin një kryebashkiak… shifër që zgjedh vetëm një kryeplak?

2- Braktisja e Berishës kur ai doli në foltore nuk ishte e paqëllimshme, ishte një skenar i lexueshëm për diplomacinë, se ai s’ka asnjë rëndësi në parti. Vërtet mund ta besoj kush se militantët që pritën me ovacione dhe ulërima hyrjen e tij do ta braktisnin, kur ai të niste të recitonte rapsodinë e përhershme pa lahutë, se çfarë do i bëjë Edi Ramës dhe çfarë do i bëjë Shqipërisë? Kurrë!

Por regjizorët kishin futur në skenar aktin ku përkrahësit e kandidatëve “provojnë” se nuk kanë asnjë lidhje me Berishën non grata dhe janë PD e vërtetë, ajo pro amerikania dhe pro europiania. Kjo, edhe për të kaluar në anën e tyre demokratët, që akoma nuk janë bërë vegla të Berishës, për të zgjidhur hallin që i ka rënë në shtëpinë e tij.

Pra akti i braktisjes, ishte sipari i ulur i shfaqjes që kushtoj më shumë se 150 mijë euro, e që e ktheu “Air Albanian” në Terminalin e autobuzave të së ardhmes Belo… falas dhe stacionin e fundit të karrierës politike të Berishës.

As euforia e Foltores dhe as braktisja imagjinare e mitingashëve nuk tregojnë asgjë… veçse ishin një tjetër lugë bosh për dy të babaziturit për pushtet, që nuk kanë lënë gjëmë, bëmë dhe pushtet pa provuar në këtë vend. /Ekskluzive.al