Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka premtuar se në mandatin e ardhshëm do të ndërtohet aeroporti turistik dhe sportiv i Korçës.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Filo është shprehur se do të shtohen përpjekjet për gazifikimin e Korçës.
Ndër të tjera, ai ka zbuluar se është firmosur marrëveshja me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe se për pak muaj do të nisë ndërtimi i aeroportit.
“Ka akoma shumë punë për t’u bërë. Kemi një listë me përpjekjet tona kryesore për mandatin e ardhshëm, duke filluar me gazifikimin e Korçës që është një alternativë për ngrohjen e qytetit. Kemi firmosur marrëveshje me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe brenda pak muajsh nis puna për ndërtimin e aeroportit turistik dhe sportiv të Korçës”, tha Filo.