Stiven Shpendi është duke kaluar momentin e ëndrrave. Sulmuesi 19-vjeçar ka gjetur golin e 13 për këtë sezon me fanellën e Cesenës.
Gjithashtu Shpendi arriti të shënonte edhe në ndeshjen e Shqipërisë U-21 ndaj Azerbajxhanit, duke treguar nuhatjen e mirë që ka me portën.
Së fundmi, 19-vjeçari tundi rrjetën në përballjen e Cesenës kundër Vis Pario, e përfunduar me shifrat 2-0. Shpendi arriti të shënonte në minutën e 90 dhe nisi menjëherë të festonte me familjarët që i kishin ardhur në stadium. /Sport Ekspres/