Getafe dhe Barcelona barazuan dje 0-0 për javën e 29-të në La Liga. Dueli i zhvilluar në “Coliseum Alfonso Perez” pa 14.854 tifozë, teksa disa prej tyre nuk siguruan biletë dhe bënë një zgjidhje origjinale. Tre nga tifozët që donin të ndiqnin këtë duel u ngjitën mbi pemë për të pasur mundësinë e ndjekjes së duelit.
Mesa duket pamje të tilla vijnë edhe nga një ligë elitare si ajo e Spanjë, me impiante që kushtojnë miliona euro.
Një javë më parë në Rrogozhinë, tifozët e Egnatias u ngjitën në tarracat e pallateve dhe në pemë për të ndjekur ndeshjen e Superligës mes Egnatias dhe Erzenit.
Mbase paralelizmi është i pavend, por veprimet e tifozëve dhe sakrificat e tyre janë të ngjashme në çdo vend.