Ndeshja mes Lajpcig dhe Augsburg është mbyllur me festë për ekipi vendas, që triumfoi 3-2 dhe blindoi vendin e tretë në renditje. Por në fillimin e sfidës, kishte panik në radhët e skuadrës vendase, në vend të festës për një gol të shënuar.
Në minutën e 11 të sfidës, Kevin Kampl devijoi në rrjetë pasimin e Timo Verner dhe barazo shifrat në 1-1. Por në vend të festës, ai vuri dorën në gjoks dhe i bëri thirrje mjekëve të shkonin me shpejtësi.
Ai nuk mund të qëndronte në këmbë dhe u mbështet te reklamat e fushës ndërsa më pas ishin lojtarët e tjerë të shqetësuar që e ndihmuan të shtrihej në fushë, duke bërë që të mbërthente paniku lojtarët dhe tifozët në fushë.
Për fatin e mirë Kampl, ishte vetëm një bllokim momental frymëmarrje për shkak të përplasjes në tokë në momentin e golit. Pasi mori asistencën mjekësore, ai ia doli që të vazhdonte rregullisht ndeshjen me skuadrën e tij.