osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Hakmarrja e ëmbël” e non grata-s së Berishës, ndaj non grata-s së Perëndimit

“Hakmarrja e ëmbël” e non grata-s së Berishës, ndaj non grata-s së Perëndimit

Audry Glover është një zonjë e moshuar britanike, e cila thirret me term fisnikëror “Dame Glover”, me titull të dhënë nga Mbretëresha. Me gradën ambasadore, Dame Glover, është një nga zyrtaret më të rëndësishme të ODIHR (Zyrës së OSBE-së për të Drejtat e Njeriut dhe Institucione Demokratike), përkatësisht një nga më mjeshtret e vëzhgimit të zgjedhjeve kur ata kanë polemika.

Për të parë rëndësinë e saj, mjafton të shihet vendimi për të vëzhguar zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, kur fitoi Donald Trump ndaj Hillary Clinton. E që në raportin final të ODIHR-it, i rekomandohej Kongresit Amerikan që të ndryshojë ligjin elektoral, pasi nuk mund të zgjidhet president një kandidat që ka marrë 2 milionë vota popullore më pak se rivalja e saj. Siç ishte me rastin e Donald Trump.

Por kjo është sa për parantezë, se për Shqipërinë, ambasadorja Glover është një njohje shumë e vjetër. Ajo ka qenë shefe e misionit të ODIHR-it në zgjedhjet e 26 majit 1996 në Shqipëri. Ky mision i cili, cilësoi zgjedhjet të manipiluara, pas pak kohësh u shpall Non Grata nga Sali Berisha, atëherë President i Republikës.

ODIHR nuk mund të dërgojë mision vëzhgimi në asnjë vend, nëse nuk e fton qeveria e vendit përkatës. E Sali Berisha, për zgjedhjet vendore të 20 tetorit 1996, refuzoi ODIHR, të cilin e shpalli të padëshiruar. Berisha i kërkoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që ta kryente ai organizëm vëzhgimin e zgjedhjeve lokale. Dhe ashtu ndodhi. Por ndryshimi mes ODIHR dhe KiE është shumë i madh, pasi Asambleja Parlamentare përbëhet vetëm nga deputetë, që maksimumi mund të lëvizin në qendrat e votimit në Tiranë, apo në qytetet e zonat ku ka eskortë e helikopter, ndërsa ODIHR ka një ushtri të madhe vëzhguesish që janë ekspertë teknikisht të aftë për të dalluar manipulimin.

Si rrjedhojë e përplasjes së madhe të Berishës me ODIHR e ambasadoren Glover, edhe në zgjedhjet e vitit 1997, ku Berisha ishte sërish President, por qeverinë e drejtonte i ndjeri Bashkim Fino nga PS, u arrit një kompromis. Që ODIHR të jetë prezent në misionin zgjedhor, por ai do të kryesohej nga francezja Caterine La Lumiere, nga Asambleja Parlamentare e KiE, e cila konsiderohej dhe mike e Sali Berishës.

Pas 1997, ujrat rrodhën drejt një izolimi total i Sali Berishës, i cili 8 vjet më pas erdhi në pushtet dhe u bë kryeministër. Katër vjet pas mandatit të parë të Berishës, në zgjedhjet e 28 qershorit 2009, pati mjaft përplasje mes palëve në Shqipëri, e opozita kërkoi nga OSBE që të vëzhgojë me mjaft kujdes zgjedhjet parlamentare.

Amerikanët, të cilët kanë një influencë të rëndësishme si politikisht ashtu edhe financiarisht në drejtimin e menaxhimin e OSBE-së, por edhe aleatët e tjerë perëndimorë, duke e njohur Sali Berishën, i sajuan një kurth perfekt.

OSBE propozoi që kryetar i misionit të ODIHR-it në zgjedhjet e vitit 2009, të ishte holandezi Daan Everts, i cili kishte qenë kreu i Ambasador i prezencës së OSBE-së në Shqipëri në vitet e nxehta 1997-1998. E më pas, edhe kryetar i misionit të OSBE-së në Kosovë, e cila ndërtoi nga fillimi institucionet demokratike në vendin e çliruar nga Serbia dhe e administruar nga OKB e NATO.

Ambasadorit Everts, Berisha i refuzoi zyrtarisht me shkresë të ministrisë së Jashtme, ardhjen si kryetar misioni të ODIHR. Pasi e kanë pritur këtë refuzim, OSBE i solli në tryezë një mankth edhe më të madh. Dame Glover. Berisha nuk kishte mundësi ta refuzonte, e kështu e gëlltiti, edhe pse ra nga shiu në breshër.

Në një intervistë për TemA, në vitin 2019, Everts deklaroi “z. Berisha nuk e kuptonte që besnikëria ime ndaj Shqipërisë nuk ndikohej nga faktorë personal. Kam frikë se politika në Shqipëri ka të bëjë më shumë me individë të veçantë se sa me vizione dhe programe për të ardhmen”.

Kështu që ambasadorja Glover, erdhi si shefe misioni e ODIHR. në vitin 2009, ku edhe aty Berisha nuk e la rehat. Pasi e dubloi me austriakun, mik të tij Wolfang Grosruck, i cili vinte nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së.

Por sërish, ODIHR nxori një përfundim të fortë, kur tha se në shumicën e vendnumërimeve, numërimi i votave u bë “keq ose shumë keq”. Që do të thotë se rezultati që dol inga procesi s’mund të ishte gjithsesi i rregullt.

Më pas siç dihet, ambasadorja Glover erdhi si shefe misioni në 2015-n, 2019-n, ku sa herë ODIHR ka nxjerrë rekomandime për ndryshim. Por në të dy herët nuk ka pasur asnjë problem akreditimi apo përplasjeje.

Tani të vijmë te takimi me Berishën që ka ekzaltuar foltoren. Në thelb ai takim është një nga veprimet më të zgjuara të diplomates britanike, e cila ligjërisht nuk di kujt t’i drejtohet, Ilir Metës apo Sali Berishës. Pasi Meta ka refuzuar të vendosë emrin në fletë votimi, kështu, duke parë që fushatën më të madhe e bën pjesa e Berishës, e ka takuar, e sipas gjasave do ta nxjerrë në raport.

E ka shumë mundësi, pasi është logjike, që në raportin e ODIHR të shkruhet: “Koalicioni Bashkimi për Fitore është një koalicion që bashkon Partinë e Lirisë e njohur ligjërisht dhe grupimin e Sali Berishës, ish-president e ish-kryeministër, i cili pretendon që të jetë kryetar i Partisë Demokratike, por ligjërisht nuk njihet. Pasi PD e përfaqëson zoti Enkelejd Alibeaj. Misioni Vëzhgimit e takoi zotin Berisha dhe ka marrë opinionet e tij mbi zgjedhjet e 14 majit”. Ja kaq është takimi Glover-Berisha, pasi ajo ka takuar në zgjedhjet e fundit, edhe Selami Jenisherin e Kujtim Gjuzin.

Megjithatë, simbolika është e rëndësishme, pasi takohet një non grata i Perëndimit, me një non grata i Tiranës së Berishës. E kjo është një hakmarrje e ëmbël e Dame Glover, e cila e njeh mirë shprehjen që hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë… /Nga Ylli Pata