osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vedat Muriqi godet Spanjën dhe La Ligan: Flasin kundër racizmit, por ky është racizëm! Shqetësuese si nuk e njohin Kosovën

Vedat Muriqi godet Spanjën dhe La Ligan: Flasin kundër racizmit, por ky është racizëm! Shqetësuese si nuk e njohin Kosovën

Vedat Muriqi ka dhënë një intervistë për mediumin spanjoll “Ultimahora”, duke rrëfyer se si Kosova ende nuk njihet nga Spanja dhe vështirësitë e tij për t’u futur në këtë vend për shkak të vizave.

Reprezentuesi i Dardanëve është duke shkëlqyer te Mallorca në këtë edicion, ku ka shënuar 12 gola dhe ka dy asistime.

Lojtari 28-vjeçar deklaroi se mos pasja e vizës po e penalizoj shumë atë, për shkak që familjarët dhe miqtë e tij nuk mund ta vizitojnë atë në Spanjë, por edhe për atë që kishte vendosur të fliste me klubin për situatën e tij.

“Më shqetëson shumë sepse kjo do të thotë se familja ime ose miqtë nuk mund të vijnë këtu”, fillon rrëfimin Muriqi për Ultimahora.

“Duhet të marrësh vizë nga Maqedonia e Veriut, por del se vizat janë vetëm për maqedonasit. Unë pata shumë probleme me lejen e qëndrimit dhe arrita në një pikë që thashë: Do të flas me klubin dhe po iki. Në fund u rregullua”.

“Gjithashtu nuk më pëlqen që La Liga nuk na njeh. Një gjë është politika dhe një tjetër, sporti. Pastaj flitet shumë për ‘Jo për racizmin’, por ky është racizëm. Sporti duhet të shërbejë për të bashkuar njerëzit, jo për t’i ndarë ata”.

Muriqi u ndalë të fliste edhe për të kaluarën e tij, duke thënë se ai kishte filluar të punonte si fëmijë dhe se u detyrua ta lëshonte Kosovën shkaku i luftës.

“Ishin ditët që askush nuk dëshiron t’i jetojë ato momente. Kishte shumë gjëra të këqija. Na u desh të iknim nga shtëpia jonë, ku jetuam rreth 50 persona në një shtëpi”, potencon më tej sulmuesi i Kosovës.

“Kur isha gjashtë vjeç e lashë shkollën dhe fillova të punoja. Më duhej të vendosja, ose shkollën ose futbollin”.

Muriqi tregon edhe për ofertat që ka pranuar nga Sevilla dhe klubet e Ligës Premier.

“Nuk janë sekrete ofertat që ka pranuar menaxheri im, por ideja ime është të qëndroj këtu deri në fund të kontratës sime. Kam gjetur vendin tim. Unë luaj, shënoj dhe kam shokë të mirë të skuadrës”, shton më tej sulmuesi nga Prizreni.

“Si futbollist dhe si person, nuk dua më shumë. Ideja ime është të ndihmoj Mallorcan të vazhdojë në kategorinë e parë dhe të hyjë në Evropë në vitet e ardhshme. Kjo do të ishte mirë.

Muriqi e përfundon kontratën me Mallorcan më 30 qershor 2027, derisa në klauzolën e tij të lirimit është i përfshirë çmimi 30 milionë eurosh. /Telegrafi/