Braziliani Ronaldo fiton gjithmonë vëmendjen e medieve. ‘’Fenomeni’’ është padyshim një nga futbollistët më të mirë të historisë. Ai ka luajtur me klube të mëdha si Real Madrid, Inter dhe Milan, por nuk mund të harrohen dhe performancat e tij me Kombëtaren e Brazilit. Ish-futbollisti ka përzgjedhur formacionin më të mirë të historisë sipas këndvështrimit të tij.
I pyetuar nga “Mundo Deportivo”, braziliani ka preferuar një skemë 4-1-4-1. Ai ka habitur me zgjedhjen e tij, pasi në të nuk ka vend për Kristiano Ronaldon. Kjo nuk do t’u pëlqejë shumë tifozëve madrilenë që e shohin protugezin si një idhull.
Braziliani ka preferuar në portë legjendën italiane Bufon. Mbrojtja është përbërë nga Kafu, Maldini , Kanavaro dhe Roberto Karlos. ”Magjistari’’ i topit, Andrea Pirlo përpara mbrojtjes, ndërsa mesfusha është ‘’bombë’’: Mesi, Maradona, Zidane dhe Pele. Sulmues kryesor Ronaldo, por ai vetë, jo Kristiano. A mund të quhet narcist? Jo, sigurisht që jo.