Fotografi Olsi Hajdini ka realizuar një set fotografish me bukuritë e natyrës në juglindje të Shqipërisë.
Pamjet që të sjellin ndërmend alpet e Zvicrës, në fakt janë disa nga vendodhjet e qytetit të Kolonjës.
Livadhe përallore dhe peizazhet e zgjedhura nga Hajdini, janë vërtetë të veçanta, ku flora dhe fauna jetojnë në harmoni me njëra tjetrën.
Për më tepër ndiqni fotografitë e kësaj zone të mrekullueshme të Shqipërisë.