Një premtim i dhënë para një viti, i cili është jetësuar së fundmi është tapeti i ri për stadiumin e Maliqit.
Ka qënë kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu ai i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka lajmëruar se ka nisur puna për rehabilitimin total të stadiumit të Maliqit.
Rehabilitimi i stadiumit erdhi si nevojë për të patur kushte dinjitoze të këtij ekipi por edhe tifozëve të shumtë maliqarë.
Vetë krytari i entuziasmuar nga puna e shkëlqyer, shkruan në rrjetin e tij social Facebook, se ky është një nga projektet që i ka dhuruar më shumë emocion.
“Projekti që më ka dhënë më shumë emocion!⚽️⚽️🙏
Këtu jemi në Maliq!
Duke mbajtur fjalën e dhënë 👏👏👏”, shkruan Topçiu.