Zyra e Prokurorisë Speciale edhe sot e vazhdon procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve kundër ish krerëve të UÇK.
Gjatë tri seancave të kaluara, dëshmitarja që ishte grua është përgjigjur pyetjeve, seancë e cila u zhvillua me dyer të mbyllyra.
Po ashtu në këtë seanc mbrojtja e ish-presidentit Thaçi në Hagë është përforcuar me një figurë të fuqishme në përbërjen e saj.
Bëhet fjalë për Joe Reeder, i cili nga tani do të jetë bashkëpunëtor i ekipit të udhëhequr nga avokatët Gregory Keohe e Luka Misetiq.
“Në bazë të Rregullës 26(1) të Rregullores, Sekretari njofton Trupin Gjykues II për miratimin e z. Joe Reeder (‘Z. Reeder’) si bashkë-avokat i z. Hashim Thaçi (‘Z. Thaçi’). Më 6 prill 2023, avokati i z. Thaçi, z. Gregory Kehoe (‘Z. Kehoe’ ose ‘Avokati’), e informoi Shefin e Zyrës së Mbrojtjes se do të dëshironte të ndihmohej nga z. Reeder si Bashkë-Avokat. Avokati ofroi të gjithë dokumentacionin përkatës në përputhje me seksionin 18 të Direktivës për avokatin.
Z. Reeder pranohet në listën e avokatëve në përputhje me nenin 7(3) dhe 18(1) të Direktivës për avokatin. Më 12 Prill 2023, Sekretari aprovoi z. Reeder si Bashkë-Avokat të z. Thaçi në përputhje me nenin 18 të Direktivës për avokatin. 5.
Në bazë të rregullit 82(3) të Rregullores, Aneksi 1 është paraqitur në mënyrë konfidenciale, pasi përmban informacione personale në lidhje me avokatin dhe bashkë-avokatin”, bëhet e ditur në Speciale në një parashtresë.
Joe Robert Reeder (lindur më 28 nëntor 1947) është një avokat i Shteteve të Bashkuara i cili shërbeu si Nënsekretar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga 1993 deri në 1997.